6:43 pm - Thursday February 22, 2018

Bulqizë, kinezët vetëmbrohen nga grabitësit

Bulqizë, kinezët shpëtojnë me vetëmbrojtje nga grabitësit me maska. Tre qytetarë kinezë i kanë shpëtuar sot grabitjes nga tre persona të armatosur dhe me maska në Bulqizë falë karatesë. Kinezët kanë rrëfyer për “News 24”, se si grabitësit të maskuar i ndaluan dhe iu kërkuan paratë dhe celularët.

“Na dolën përpara me maska dhe automatikë dhe njërit prej shokëve tanë i vunë automatikun nën mjekër e na kërkuan celularët, lekët dhe ushqimet që ishin në qeska të blera. Ne folëm me njeri – tjetrin në gjuhën tonë, – tha ai, dhe vendosëm t’i kundërshtonim.”
Kinezë, duke qënë se e njihnin mirë karatenë, u mbrojtën duke i zënë grabitësit në befasi dhe arritën t’ua rrëmbenin edhe armët nga duart. Menjëherë pas kësaj ata njoftuan policinë, që i arrestoi grabitësit. /BalkanWeb/

Filed in: Aktualitet

No comments yet.

Leave a Reply