6:59 pm - Thursday February 22, 2018

Bulqize, pavionet e spitalit pa ngrohje

spitaliSpitali i Bulqizës vijon të jetë pa ngrohje prej vitesh. Në asnjë nga pavionet e këtij spitali nuk funksionojnë kaldajat, e për pasojë pacientëve iu duhet ta sigurojnë vetë mënyrën për t’u ngrohur. Ata kanë marrë nga shtëpitë e tyre shumë batanije, rezistenca e mjete të tjera në mënyrë që të mos kenë të ftohtë gjatë qëndrimit në spital. Kjo gjendja vijon prej kohësh e askush nuk ka ndërhyrë për të vënë në funksion kaldajat apo për të krijuar një sistem tjetër ngrohje. Lagështira në këto ambiente mbizotëron kudo.
Jashtë kamerës së televizionit ‘News 24’ drejtori i spitalit të Bulqizës, Leonard Murra pranon situatën ndërsa thotë se problemi qëndron tek mosfunksionimi i kaldajës, e cila sipas tij do të riparohet, por deri atëherë pacientëve do t’ju duhet ta sigurojnë vetë ngrohjen ose kur nuk e kanë këtë mundësi, sidomos ata nga zonat e thella e të varfra malore, duhet të durojnë të ftohtët.

/Balkanweb/

Filed in: Aktualitet, Bulqiza

No comments yet.

Leave a Reply