1:03 pm - Saturday April 21, 2018

Bulqizë, plagoset minatori nga rrëshqitja e dheut

Një aksident me plagosjen e një minatori ka ndodhur pasditen e së mërkurës në ambjentet e minierës së Bulqizës.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se, ngjarja është verifikuar në nivelin 14 të minierës si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të vogël gurësh.

Sipas burimeve, minatori i plagosur, 43-vjeçari Rrahman Hasa, është nxjerrë jashtë nga kolegët e tij dhe është dërguar në spital, ku sipas informacioneve të fundit është jashtë rrezikut për jetën. / TCH/

Filed in: Aktualitet, Bulqiza

No comments yet.

Leave a Reply