Your message has been sent, you will be contacted soon
Bulqiza Online Shiko Lajme Ndeshje Live Foto Filma Video Tv Shqip 2014

Call Me Now!

Close
Home » Aktualitet » Bulqizë, premtimi i parë i kryebashkiakut të ri

Bulqizë, premtimi i parë i kryebashkiakut të ri

mufiti

“Jam kryetar i të gjithëve, jo vetëm i socialistëve. Replika me prefektin e Dibrës”

Bulqizë – Tre ditë më parë kryetari i ri i Bashkisë Bulqizë, Myfit Duriçi bëri betimin dhe mori në dorëzim detyrën nga paraardhësit. Kjo njësi vendore për 16 vjet është drejtuar nga demokratët. Katër vjet nga ish kryetari Hamza Gurra dhe 12 vjet nga ish kryetari tjetër demokrat, Roland Keta. Zgjedhjet e parakohshme në këtë bashki u zhvilluan me 23 qershor, pasi kryetari i mëparshëm Keta kandidoi dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Të premten në mesditë Prefekti i Qarkut Dibër, Genci Sharku prezantoi gjatë një ceremonie me pjesmarrjen e këshillit bashkiak, punonjësve të administratës, qytetarëve dhe medias kryetarin e ri të Bashkisë Bulqizë, Myfit Duriçi, i cili fitoi me rezultat të thellë përballë kandidatit të PD-së Femi Tançi. Gjatë ceremonisë Prefekti Sharku tha se “tani presim mbajtjen e premtimeve nga ana e kryebashkiakut të ri të Bulqizës”, sakaq Duriçi pa thënë se po replikonte me përfaqësuesin e qeverisë Berisha deklaroi se është mandatuar nga bashkëqytetarët e tij për të qenë në shërbim të tyre. “Unë, tha ai, nuk jam në këtë post për të punuar vetëm për socialistët e qytetit të Bulqizës, por për t’i trajtuar banorët e këtushëm në mënyrë të barabartë. Pas ndërtimin të administratës së re, me njerëz profesionistë dhe të pakorruptuar ne do të dimë të punojmë në të mirë të qytetarëve të Bulqizë. Qyteti ynë, vijoi Duriçi, është i bukur dhe meriton përkujdesjen tonë”-deklaroi numri një i qytetit të minatorëve. Burime të rezervuara sqarojnë se kryebashkiaku fillimisht do të kërkojë një auditim të plotë të kësaj njësie vendore, e përfolur për abuzime serioze me fondet publike. Po ashtu pritet që në vend të punonjësve të politizuar të administratës së bashkisë të emërohen specialistë të njohur të qytetit, të cilët për vite me radhë janë lënë në harresë.

/Hasan PASHA/

Tags:

Leave a Comment

Share with your friends










Submit