Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar një banesë dykatëshe në Bulqizë, ngjarje e ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Flakët në çatinë e ndërtesës janë pikasur nga një kalimtar i rastit, i cili ka lajmëruar familjarët, duke i nxjerrë prej andej.
Kjo ka bërë që të shmanget një tragjedi e mundshme, pasi familjarët ishin në gjumë në momentin e shpërthimit të flakëve. Pas kësaj, banorët e ndërtesës, kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia, pas hetimeve të para, tha se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Dhjetë persona tashmë kanë mbetur jashtë dhe të pa strehë, në pritje për të gjetur një vend tjetër për të banuar.
/Gazeta-Start/
Perdoruesit qe gjeten kete artikull kerkuan per:
- skema e pensioneve
- genta ismajli, mani, flori
- diber bulqiz del furgoni nga rruga
- te rexhme
- gentaflori