1:18 pm - Saturday April 21, 2018

Facebook blen WhatsApp për 19 miliardë

Facebook njoftoi se ka rënë dakord të blejë shërbimin e mesazheve celulare WhatsApp për 19 miliardë dollarë para të thata dhe stok, në një marrëveshje të rëndësishme që e vë rrjetin më të madh të medias shoqërore në botë në zemër të komunikimeve të lëvizshme dhe që mund të sjellë më shumë përdorues të rinj në këtë rrjet.

Transaksioni është për 4 miliardë dollarë para të thata dhe 12 miliardë në aksione, plus 3 miliardë në aksione të kufizuara që do ekzekutohen gjatë viteve të ardhshme.

E themeluar nga një emigrant ukrainas që e la shkollën e lartë, Jan Koum dhe një i diplomuar në Stenford, Brajën Akton (Brian Acton), WhatsApp konsiderohet si përralla ideale e teknologjisë, pasi fluturoi në 450 milionë përdorues në pesë vite eksperiencë duke shtuar mesatarisht aktualisht mbi 1 milion përdorues në ditë.

“Askush në historinë e botës nuk ka bërë diçka si kjo”, komentoi shefi i Facebook, Mark Zukenberg (Zuckerberg). Ai tha se marrëveshjen për blerjen e realizoi brenda një darke të vetme me shefin e WhatsApp Koum dhjetë ditë më parë, më 9 shkurt.

Por pavarësisht suksesit në numrin e përdoruesve, se si do të nxirren fitime nga kjo kompani nuk është ende e qartë. Zukenberg dhe Koum nuk thanë se si mendojnë se do të realizojnë fitime përtej një tarife vjetore prej 1 dollarësh, e cila nuk arkëtohet gjatë vitit të parë. Për më tepër, Zukenberg dhe Koum thanë se WhatsApp do të vijojë të operojë e pavarur dhe se do të vijojë politikën për të mos ofruar shërbime reklamash.

Facebook po paguan aktualisht 42 dollarë për përdorues në këtë marrëveshje. Një pjesë e investitorëve janë të shqetësuar për faktin se vlera e kompanive të teknologjisë së lartë po rritet me shpejtësi, por të ardhurat e këtyre kompanive janë ende të vogla.

Filed in: Web/Hi-Tech

No comments yet.

Leave a Reply