You Are Here: Home » Bulqiza » Fadroma e kromit zë poshtë gruan 45 vjeçare

BULQIZE - Rekord viktimash në miniera, shkelen kushtet e sigurisë dhe ligji. Një grua 45 vjeçare ka mbetur e plagosur në minierën e Bulqizës. Nga të dhënat e para mësohet se një fadromë që përdorej për heqjen e materialeve ka zënë poshtë gruan duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Marjana Rushiti, e punësuar në një firmë private po merrej me stogjet e kromit në momentin e aksidentit.

Rushiti ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën dhe është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje janë paraqitur forca të shumta policie, të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të gruas të plagosur. Miniera e Bulqizës ka qenë shpesh herë objekt i aksidenteve të shumta, ku minatorë kanë humbur jetën ose janë aksidentuar. Këto raste janë me të vërtet alarmante, dhe mungesa e sigurisë është problemi kryesor. Një problem tjetër është mos zbatimi i Kodit të Punës, i cili ndalon rreptësishtë punësimin e grave dhe fëmijëve nëpër vende si minierat. Por mesa duket pronarët e këtyre objekteve preferojnë më shumë të shkelin ligjin, sesa të kujdesen për të mbrojtur jetën e personelit të punës. Kjo vihet re edhe në rritjen e numrit të personave që kanë humbur jetën në miniera, dhe mungesës së reagimit nga punëdhënësit. Këto fakte janë me të vërtet shumë shqetësues dhe përbëjnë një problem serioz. Heshtja me numrin e të vdekurve gjithmonë e në rritje dhe shkelja e ligjit me anë të punësimit të femrave, krijon përshtypjen sikur autoritetet kanë qëllim të tyrin vetëm fitimin dhe asgjë tjetër. Ndërkohë që nuk ka pasur as reagime nga ana e organeve shtetërore, të cilët nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore. Pavarësisht protestave të herë pas hershme të minatorëve, asgjë nuk ka ndryshuar dhe situata ngelet po e njëjtë. Mesa duket çmimi i punës në miniera po i merr edhe jetën minatorëve, të cilët për shkak të vështirësive ekonomike janë detyruar që të zgjedhin këtë lloj pune. I tillë ka qenë edhe rasti i 45 vjeçarres, e cila ndodhte në një gjendje të rëndë shëndetësore. Mamaja e katër fëmijëve, e cila duke e ditur rrezikun e punës në miniera, e zgjodhi këtë profesion për shkak të vështirësive financiare. Por kjo i ka kushtuar rëndë 45 vjeçares, e cila për pak desh ka humbur jetën. Ndërkohë që vetëm në tetor të vitit të shkuar në minierën e Bulqizës humbi jetën një person. Nga hetimet e policisë faji iu ngarkua viktimës dhe asnjë masë nuk u morr për armatimin e galerive. Në muajin qershor dy minatorë vdiqën nga shpërthimi i minave. Shokët thanë se shkak i aksidentit ishte cilësia e dobët e fitilit të përdorur, por drejtësia e mori punën shtruar, duke e lënë përgjigjen pezull.

Precedentë

Viktimat në minierat e kromit në pellgun e kromit Bulqizë-Martanesh, nuk kanë të ndalur. Vetëm para pak muajsh është shënuar viktima e radhës. Minatori që ka gjetur vdekjen në këtë aksident është Nevruz Gjoka, 43 vjeç. Ndërsa mësohet se shembja ka plagosur rëndë edhe dy të tjerë, ndërkohë qe njëri nga minatorët që ngeli nën masivin e kromit ka arritur të mbijetojë dhe është nxjerrë prej andej i gjallë pas 30 minutash kërkimi nga banorët e tjerë dhe policia. Plagët e marra kishin qenë të rënda por fatmirësisht nuk i kanë marrë jetën. Tre të plagosurit u dërguan në spitalin e Bulqizës dhe mjekët nuk kanë dhënë asnjë deklarim për jetën e tyre. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të ndodhur në pusin numër 2 të minierës së Bulqizës ku firma Çeka ushtron aktivitet të licencuar. Haki Kotja nga Batër Martaneshi ka vdekur aksidentalisht në frontin e punës i zënë nga një masiv i rënë përsipër tij dhe ndodhet në morgun e spitalit të Burrelit. 42 vjeçari kishte vite që punonte në një nga minierat e Batër Martneshit, sektor ky i privatizuar. Sipas minatorëve kushtet e punës në shumë prej galerive të tilla janë krejtësisht të papërshtatshme duke qenë dhe burim aksidentesh të vijueshme. Janë rreth 35 sektorë të privatizuar që nga viti 1994 në këtë zonë, ndërsa mungojnë kontrollet sistematike për të vëzhguar kushtet dhe sigurinë në punë, kur privatët janë të interesuar vetëm të nxjerrin nga thellësitë e nëntokës sa më shumë mineral kromi. Edhe para disa vitesh në një minierë të tillë në Klos të Burrelit, po nga mungesa e kushteve të sigurisë në punë gjeti vdekjen një minator. Duket se këto zgafella të privatizuara për shfrytëzim mineralit të kromit, janë kthyer në gropa vdekjeje të vazhdueshme për banorët e këtyre anëve të cilët futen duke punuar në kushte të pasigurta për të ushqyer familjet e tyre të varfra.
/Sot/

Perdoruesit qe gjeten kete artikull kerkuan per:

  • WWW.MF.GOV.AL CMIMI KROMIT
  • galeria shqiptare nevina shtylla
  • minierat e kromit
  • cmimi i kromit
  • genta ismajli motra mani
Tags: ,

Leave a Reply

© 2010 Bulqiza Online · Subscribe:PostsComments · Powered by Klarko