1:18 pm - Saturday April 21, 2018

Fëmijët minatorë të Bulqizës

Shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri muajt e fundit, por jo fati i fëmijëve të qytetit të Bulqizës, që vijojnë të braktisin mësimin për t’u kthyer në minatorë.

Çdo ditë në këto pirgje me gurë dhe baltë, që vetëm shemben, mblidhen fëmijët e familjeve më të varfra të qytetit të Bulqizës, që gërmojnë për të mbledhur mineral kromi.

Një kilogram gur e shesin me 3 lek te disa grumbullues ilegalë, të cilët më pas e rishesin me 10 lek te kompanitë e kromit, që kanë të drejtë eksporti.

Kjo formë shkatërruese e skllavërimit nuk njeh moshë dhe nis që me fëmijët e kopshtit, që në vend të lodrave marrin kovat dhe kazmat për të gërmuar.

I gjithë qyteti është ndërtuar e mbahet gjallë nga guri i zi, të cilin e njohin mirë edhe fëmijët, që dinë ta zgjedhin atë në masivet e stoqeve të krijuara nga mbeturinat ndër vite të mineralit.

Këta fëmijë janë të lidhur aq shumë me mbledhjen e kromit, sa kanë braktisur edhe shkollën.

Në Bulqizë ndryshohen vazhdimisht që nga kompanitë koncesionare, apo edhe kompanitë e vogla lokale. Nxjerrja dhe eksportimi i kromit është përfshirë nga një informalitet dhe kriminalitet, që varfëron çdo ditë e më shumë këtë qytet dhe shfaq fytyrën më të shëmtuar të skllavërimit të fëmijëve minatorë. /TCH/

Filed in: Aktualitet, Bulqiza, Opinion

No comments yet.

Leave a Reply