06:16 am - Thursday 23 February 2012
Tirane, AL - 4 °CFair - Humidity: 100%
Advertisement

Festat, Shqiponjë e Flamur gjigant në Tiranë

Nga admin - Mon Nov 28, 3:15 pm

Sot më 28-Nëntor, në 99-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës krahas shumë aktiviteteve befason me vendosjen e një Shqiponje dhe Flamuri gjigant.

Të gjithë qytetarët do kenë kënaqësinë të shikojnë sot, dy simbolet tona kombëtare, më të mëdha se kurrë. Bëhet fjalë për një shqiponjë gjigante, e cila është vendosur tek Zogu i Zi dhe një flamur 7 me 9 metra, i vendosur në një shtyllë 32 metra e lartë, i cili valëvitet tek Pallati i Kulturës.

Shqiponja gjatë natës ndriçohet me ngjyrë të kuqe.

Mësohet se në Tiranë kanë ardhur edhe shumë qytetarë nga Kosova, të cilët i janë bashkuar qytetarëve të Tiranës në festimet e sotme. Bashkia e Tiranës ka organizuar rreth 10 aktivitete në këtë ditë të shënuar./BW/

Posto një Koment

Advertisement