Bashkimi
Anetar i ri

Age : 58
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008
Mesazhe : 23
|
Titulli: PĖRSHKRIM GJEOGRAFIK E HISTORIK I RRETHIT TĖ BULQIZĖS Sat Mar 01, 2008 9:24 pm |
|
|
RRETHI I BULQIZĖS
( Pėrshkrim i shkurtėr gjeografik dhe historik )
Rrethi i Bulqizės shtrihet nė pjesėn lindore tė Republikės sė Shqipėrisė dhe kufizohet, nė lindje me Dibrėn e Madhe (nė Maqedoni ), nė veri me Rrethin e Dibrės, nė perėndim me Rrethin e Matit dhe Rrethin e Tiranės dhe nė jug me Rrethin eLibrazhdit. Rrethi i Bulqizės shtrihet nė njė sipėrfaqe 469 km² dhe ka njė popullsi prej 52140 banorė. Qendėr administrative e rrethit ėshtė qyteti i Bulqizės me rreth 16768 banorė. Rrethi ka 8 njėsi administrative lokale, Bashkia Bulqizė; Komuna Fushė-Bulqizė; Komuna Zerqan; Komuna Shupenzė; Komuna Gjoricė; Komuna Ostren; Komuna Trebisht; dhe Komuna Martanesh. Nė kėtė rreth gjėndet edhe qyteti i Krastės me 5969 banorė.
Pėrgjithėsisht relievi ėshtė me terren tė thyer malor me lartėsi qė shkojnė nga 420 m deri 2101 m. Nė kėtė territor shtrihen Lugina e Bulqizės me shtrirje nga perėndimi nė lindje me gjatėsi 25 km e gjėrėsi deri 1 km, qė fillon nė perėndim me Qafėn e Buallit nė lartėsinė 842 m, ku kalon rruga automobilistike qė lidh Burrelin me Bulqizėn, Peshkopinė e Dibrėn e Madhe. Kjo luginė pėrshkohet nga Zalli i Bulqizės qė derdhet nė Drinin e Zi. Nė kėtė rreth gjėnden edhe Lugina e Okshtunit qė pėrshkohet nga Zalli i Okshtunit deri sa bashkohet me Zallin e Bulqizės nė Ēerenec; Lugina e Zogjes; Lugina e Martaneshit; Rrafshnalta e Gollobordės; Fusha e Gjoricės; Fusha e Homeshit; Fusha e Vajkalit; Fusha e Klenjės dhe Fusha e Ballenjės. Toka bujqėsore mė pjellore njihen Fusha e Gjoricės dhe Fusha e Homeshit. Bujqėsia ėshtė mjaft e prapambetur pėr shkak tė mungesės sė mekanizimit tė punimeve dhe tė formave tė pėrparuara tė shfrytėzimit tė tokės edhe nė terrenin e thyer ku gjėndet pjesa mė e madhe e tokės sė punueshme.
`Nė territorin e rrethit tė Bulqizės janė edhe malėsia e Martaneshit dhe e Gollobordės qė kanė pamjen e njė pllaje tė valėzuar qė rrethohen nga male tė lartė. Lartėsia mė e madhe ėshtė nė jug tė maleve tė Allamanit Maja e Kreshtės (2101m) dhe nė malet e Lopės, Maja e Dhokzit (2020m ) dhe maja e Kaptinės (1873m).
Nė Bulqizė dhe nė Krastė gjėnden venburimet mė tė mėdha nė Shqipėri tė mineralit tė kromit, qė bashkė me 36 mijė ha me pyje tė pishės e tė ahut, qė pėrbėjnė bazėn kryesore tė zhvillimit ekonomik tė rrethit.
Klima nė gjithė rrethin e Bulqizės ėshtė kontinentale e ftohtė nė dimėr dhe e thatė nė verė. Lugina e Bulqizės duke qenė e hapur nga lindja, pėrshkohet shumė nga erėrat. Temperatura mesatare vjetore arrin vlerėn 10°C dhe temperatura maksimale ėshtė regjistruar deri 35°C nė verė e ajo minimale 18°C nė dimėr.
Sasia mesatare e reshjeve tė njė viti arrin nė 980 mm.
Historikisht rrethi i Bulqizės pėrbėhet nga njė popullsi autoktone e vendosur nė gjashtė krahina: Bulqiza,Gryka e Madhe, Gryka e Vogėl, Okshtuni, Martaneshi dhe Golloborda .
Populli i kėtyre krahinave ka qenė gjithmonė njė kėshtjellė e pamposhtur qėndrese ndaj pushtuesve osmanė sllavė e italianė sepse lugina e Bulqizės ėshtė njė nga rrugėt kryesore pėr ardhjen e pushtuesve lindorė e futjen e tyre nė thellėsi tė Shqipėrisė. Ky popull e ka patur nė gjak ndjenjėn e lirisė dhe tė pavarėsisė.Megjithė reprezaljet e panumėrta tė pushtuesve, populli i krahinave tė kėtij rrethi, nuk e pushoi kurrė luftėn pėr mbrojtjen e trojeve tė veta. Ėshtė e njohur qėndresa nė betejat e Fushės Vajkalit (Prill 1465),e Gjoricės (1844),e Xixullės (1860), e Zallit tė Mures (1921) etj.
Qė nė fillimet e rilindjes kombėtare populli i kėsaj zone me vetėorganizim luftoi dhe fitoi mbi hordhitė e Hajredin Pashės e tė ushtrive tė tjera qė vinin nga lindja dhe nxorri nga gjiri i tij patriotė e komandantė tė shquar si Sheh Mustafa, Baba Fejzė Bulqiza, Sheh Sula, Sali Markja, Fasli Malja, Dalip Karai, etj. Burrat e shquar tė kėsaj treve si Sheh Sula kanė kontribuar fuqishėm pėr mbarėvajtjen e punėve tė Lidhjes Shqipėtare tė Prizrenit.patriotėt e kėsaj krahine kanė dhėnė njė kontribut tė shquar pėr shpalljen e pavarėsisė nėpėrmjet pjesėmarrjes sė tyre pėr ngritjen e flamurit nė Vlorė me 28 Nėntor 1912, ashtu dhe nė mbrojtjen e kufinjve lindorė nga pushtuesit. Periudha e turbullt nė vitet 1912-1921 pėr kėtė zonė qe nga mė tė vėshtirat. Tentativat serbe pėr pushtimin e kėsaj krahine qenė tė vazhdueshme dhe tepėr barbare, vriteshin gra, fėmijė e pleq, digjeshin shtėpi e bereqet dhe popullit iu desh tė luftojė njėkohėsisht me ushtritė e krajlit dhe me zinė e bukės. Vetėm ndjenja liridashėse e bėri tė fitojė mbi kėto armiq tė egėr e mizor qė pėrdorėn genocid masiv duke zhdukur familje tė tėra, si nė Kullėn e Shabės nė Bulqizė, etj. Gjithė kėto tallaze, populli i kėsaj krahine nė vitet 1913-1921, i pėrballoi me vendosmėri e guxim nėn drejtimin e komandantėve popullorė, , trima e tė mėnēur si Sheh Hajredini , Mehmet Duriēi, etj.
Populli i rrethit tė Bulqizės mori pjesė aktive nė luftėn kundėr pushtuesve nazifashistė duke u inkuadruar nė brigadėn e 18 UNĒL dhe nė brigada tė tjera me mbi 1000 luftėtarė, ku dhanė jetėn pėr liri 68 dėshmorė.
Ēlirimi i vendit i gjeti kėto krahina nė njė varfėri tė plotė. Populli pas luftės bėri pėrpjekje tė mundimėshme nė frontet mė tė vėshtira tė punės, si nė minjera, gjeologji, shfrytėzim pyjesh, hidroēentrale, etj por pėrfitojė shumė mė pak se vlera e vėrtetė e punės sė tij , nga qeverisja diktatoriale komuniste qė e ushqente popullin vetėm me ideologji. Partia shtet shkeli lirinė e individit dhe vendosi diktaturėn mė tė egėr nė gjithė Evropėn Lindore, lufta e klasave shkatėrroi njeriun, kolektivizimi masiv shkatėrroi pronėn dhe populli bulqizak mbeti larg aspiratave tė tij pėr liri, demokraci e mirėqenie.
Gjėndja e rėndė qė u krijua nga qeverisja dhe ekonomia e rrėnuar bėri qė ky popull tė japė kontribut me vlerė nė shėmbjen e diktaturės komuniste tė partisė shtet, pėrqafoi lėvizjen politike pėr pluralizėm tė Dhjetorit 1990, hap pas hapi pėrkrahu futjen e ekonomis sė tregut dhe tė formave demokratike tė jetesės, duke shpresuar nė rrugėn e demokratizimit e zhvillimit tė vendit tonė pėr tu bashkuar me qytetėrimin perėndimor europian ku dhe bėjmė pjesė historikisht.
Bulqizė, mė 07.01.2003 Bashkim LAMI |
|
Bashkimi
Anetar i ri

Age : 58
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008
Mesazhe : 23
|
Titulli: Re: PĖRSHKRIM GJEOGRAFIK E HISTORIK I RRETHIT TĖ BULQIZĖS Thu Jul 03, 2008 1:31 pm |
|
|
| Per njohjen e vendit tone te origjines nuk mjafton vetem ky shkrim i shkurter, prandaj ju bej thirrje te gjithe anetareve te "Bulqiza.net", qe te shkruajne per qytetin, apo per fshatin e lindjes ato gjera qe dine, apo kane jetuar, qe te behet per lexuesit nje burim njohje te viseve tona, te individeve qe kane bere histori, te pasurive natyrore e shpirterore. Do te jete shume e dobishme pjesmarrja ne kete aktivitet. Pershendetje e urime per te gjithe. |
|