Your message has been sent, you will be contacted soon
Bulqiza Online Shiko Lajme Ndeshje Live Foto Filma Video Tv Shqip 2014

Call Me Now!

Close
Home » Aktualitet » Ismail Keta, kampion i ri i botës në K-1

Ismail Keta, kampion i ri i botës në K-1

Luftëtari Shqiptar nga Bulqiza Ismail “Jonny” Keta luftoi mbrëmë në München të Gjermanisë për herë të parë pas 54 dueleve për titullin e botës në bazë të rregullave të K-1 dhe arriti të fitojë atë me KnockOut në raundin 3. Rregullat e K-1 i unifikojnë rregullat e Kikboksit dhe të Taiboksit.

Ismail Keta u përball mbrëmë me luftëtarin nga Hungaria Jozsef Siklodi të cilit nuk i dha aspak shpresa për titull dhe e diktoi duelin me këmbë që nga sekondi i parë. Keta e rrëzoi kundërshtarin e tij disa here në raundin e dytë, ndërsa në raundin e tretë hungarezi nuk u ngrit më sepse ishte tejet i varrosur në këmbë nga goditjet e luftëtarit shqiptar.

Dueli Keta vs. Siklodi u transmetua LIVE nga platforma e madhe sportive gjermane në internet ran.de e cila është pjes e televizionit SAT.1 dhe pas duelit u bë e njohur se Keta kishte hyrë në ring me hundë të thyer, këtë lëndim e kishte fituar gjatë stërvitjeve por nuk ka mënduar në asnjë moment për të anuluar luften sepse ka qenë një ëndërr e madhe e tij për të luftuar për titullin e botës.

Keta tani është kampion bote i disciplines K-1 (81 kg) në federatën I.S.K.A e cila krahas federatës WKA është njëra ndër 2 federatat më të njohura në botë dhe të dyjat tani më kanë disa kampion shqiptarë siç janë Besim Kabashi, Xhavit Bajrami, Shemsi Beqiri etj.

Ismail Keta pas duelit të tij deklaroi edhe njëherë se është krenar që është shqiptarë, por i duhej të mbronte ngjyrat e Gjermanisë sepse “ai që të japë për të hanger duhet rrespektuar” siç  thoshte ai dhe kjo mënyrë e sjelljes së tij ka hasur në mirëkuptim si tek atëdhetarët shqiptarë edhe tek populli gjerman, thjeshtësia e luftëtarit Keta ishte mahnitëse dhe mbresëlënse. Në gjoksin i Ismailit si gjithnjë gjindej amblema me shqiponjen dykrenare të cilën ia kanë dhuruar prindërit e tij para ca vitësh.

Ismail Keta ka tani gjithsejt 55 duele, 49 herë Keta ka dalë fitues nga ringu dhe shpresojmë se do të vazhdon kështu pasi që fizikisht nuk i shihet mosha 34-vjeçare, ai gjindet në një formë jashtëzakonisht të mirë dhe pas duelit theksoi personalisht që me dëshirë do të zhvillon edhe disa luftra të tjera.

 

/AlbanianBoxing.com- Bulqiza Online/
20.11.2011

Tags: