PortaliForumiGalleryCalendarRegjistrohuIdentifikohuKėrkoPytėsori
Posto temė tė re    Pėrgjigju temės
 

Luan Bexheti, njė tjetėr aktor shqiptar drejt Hollivudit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Autori Mesazh
SoNi
Anetar nderi
Anetar nderi



Age : 25
Anėtarėsuar : 10 Jul 2007
Mesazhe : 957

MesazhTitulli: Luan Bexheti, njė tjetėr aktor shqiptar drejt Hollivudit   Fri Feb 01, 2008 3:07 pm

Pas Dragotit, vėllezėrve Belushi dhe Elisa Dushkut, njė tjetėr aktor shqiptar po afirmohet nė Hollivud


Luan Bexheti, producenti e aktori i njohur nga Tetova, tė martėn nė mbrėmje dha shfaqje nė njėrėn prej teatrove tė famshėm tė Brodueit, kėsaj here si komedian. Ai tashmė ėshtė afishuar nė stendat e reklamat e kėtij bulevardi mahnitės njujorkez dhe tėrheq disi edhe vėmendjen e adhuruesve tė kėtyre shfaqjeve. Luan Bexheti, pas disa aktrimeve tė suksesshme dhe realizmit tė disa filmave, vjen nė teatrin e quajtur "Gotham Comedy Club", i cili ndodhet nė adresėn “208 W.23rd street” mes “7th dhe 8th Ave nė Manhatan”. Bexheti thotė se kėnaqėsinė mė tė madhe si nė aktrim, edhe nė produksionin e filmave e ndien kur ndiqet me vėmendje, sidomos prej shqiptarėve. Kulmi i deritashėm i karrierės sė Bexhetit mund tė quhet pjesėmarrja nė shfaqjen televizive “Majkėll Mur live” tė regjisorit Majkėll Mur, i cili vitin qė shkoi fitoi ēmimin e parė tė Kanės me filmin dokumentar kushtuar ngjarjeve tė 11 shtatorit nė Amerikė, “Farenhajt 9/11”.
Luan Bexheti ka lindur nė Odri afėr Tetovės, nė Maqedoni, mė 11 gusht 1972. Nė moshėn katėrvjeēare familja e tij largohet drejt Norvegjisė, ku aktori shqiptar shkon ēdo vit me pushime. Ndėrsa pushimet verore Luani i kalon nė Tetovė, ose nė ishujt Karaibe.
Ai jeton nė Nju-Jork qė nga viti 1995, ku dhe ka kryer studimet nė institutin e njohur tė teatrit "Lee Strasberg". Para disa vitesh ėshtė pėrfshirė nė librin “Actors handbook”, pėr metodėn e Stanisllavskit “The Method”, tė cilėn e ka studiuar nė Lee Strasberg Institute. Karriera e tij artistike si aktor evidentohet nė mjaft filma shqiptarė e tė huaj. Aktori ėshtė bėrė i njohur te filmi "Maree", njė prodhim shqiptaro-italian i regjisorit italian Xhejms Pellerito. Ky film ka marrė vlerėsimet maksimale gjatė viteve 2003-2004, duke fituar ēmim nė Festivalin e Nju-Orleansit, nė Festivalin e Tiburonit, me ēmimin “Federico Fellini", nė Festivalin nė Los Anxhelos, ndėrsa nė Festivalin e Filmit Amerikan ėshtė shpallur filmi mė i mirė me metrazh tė shkurtėr. Ndoshta njė prej “perlave” tė Luan Bexhetit ėshtė edhe interpretimi i tij nė filmin dokumentar tė suksesshėm “The Cadillac Man”, ku Luani vjen nė rolin e producentit. Protagonisti i kėsaj historie ėshtė personazh real. Bėhet fjalė pėr njė prej afro 500 000 veteranėve tė luftės qė jetonjė rrugėve tė SHBA-ve. Cadillac man e ka marrė emrin prej disa makinave qė e kanė shtypur herė pas here nė rrugėt e Nju-Jorkut dhe qė janė ēuditėrisht tė gjitha tė tipit “Cadillac”. Teksa kthehej nga Majemi nė Nju-Jork me avion, Luani lexoi nė revistėn e njohur amerikane “Esquire” historinė e kėtij njeriu dhe i propozoi mikut tė vet, regjisorit Majkėll Regan, qė ta takonin personin dhe tė bėnin pėr tė njė film dokumentar. “Cadillac man” ėshtė me famė nė Amerikė dhe shumė gazeta e revista kanė shkruar pėr tė, por ky ėshtė i pari dhe i vetmi film dokumentar qė i kanė kushtuar. "Cadillac Man", kėshtu quhet njė i pastrehė qė jeton poshtė njė ure treni nė njė lagje tė qytetit tė Nju-Jorkut pėr afro 12 vjet. Ndryshe nga tė pastrehėt e tjerė, 55-vjeēari, veteran i luftės nė Vietnam, tėrhoqi vėmendjen e shumė revistave dhe gazetave tė njohura si “Esquire” apo “Nju Jork Times”, me ditarin e rregullt qė ai ka mbajtur rreth jetės nė rrugė. Kėtu e morėn pikėnisjen edhe regjisori Majkėll Regan me producentin Luan Bexheti pėr tė bėrė njė dokumentar. Dokumentari i Bexhetit ka konkurruar nė disa festivale kombėtare e ndėrkombėtare dhe e ka bėrė emėr tė njohur aktorin e regjisorin shqiptar nga Tetova. Luan Bexheti ėshtė i vetmi aktor shqiptar qė ėshtė pėrfshirė nė antologjinė pėr aktorė “Actor`s Handbook”, shkruar nga Sherry Eaker. “Ndihem krenar, i lumtur dhe nuk mė besohet se njė intervistė qė dhashė pėr gazetėn ‘Backstage’ do tė botohej nė librin ‘Actor’s Handbook’”, -shprehet Bexheti. Nė faqen 321 tė kėtij libri ai jep njė kėshillė pėr tė gjithė ata qė duan tė bėhen aktorė, duke rrėfyer pėrjetimet vetjake etj. Shkak pėr t‘u bėrė pjesė e “Actor‘s Handbook” u bė regjisori Elias Stimaē, me tė cilin Bexheti ka bashkėpunuar nė disa projekte teatrale. Ky ėshtė njė libėr tė cilin e lexojnė me kėrshėri jo vetėm pjesa mė e madhe e atyre qė aspirojnė pėr t‘u bėrė aktorė nė tė ardhmen, por edhe vetė aktorėt e afirmuar dhe tė njohur tashmė nė skenat dhe ekranet botėrore. Pas Sten Dragotit, vėllezėrve Belushi dhe Elisa Dushkut, njė tjetėr shqiptar hyn bindshėm nė Hollivud. “Shpresoj se do ta arrij qėllimin tė bėhem njė nga aktorėt mė tė mėdhenj dhe tė paguar nė Amerikė”, -thotė Bexheti. Na rrėfen se Sten Dragotin e ka mik tė afėrm, takohen dhe bisedojnė shpesh sė bashku pėr projekte filmash, madje aktualisht Dragoti po punon me idenė pėr tė xhiruar njė film ku ndoshta gjen njė rol edhe pėr Luanin. “Edhe Xhejms Belushin e kam takuar, por me tė nuk kam atė lidhje, atė marrėdhėnie qė do tė doja tė kisha. Ėshtė tip paksa i ftohtė”, - tregon Bexheti. Megjithatė, shqiptarė ose jo, kėta janė mė sė shumti artistė tė Hollivudit, sepse sipas dėshmisė sė Luanit: “Nuk ėshtė e thėnė qė tė jetosh patjetėr nė Hollivud pėr tė qenė pjesė e tij”.

Nga Nju-Jorku, Beqir SINA
31 Janar 2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Luan Bexheti, njė tjetėr aktor shqiptar drejt Hollivudit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bulqiza.Net :: Diskutime Shoqerore :: Kulture -
Posto temė tė re    Pėrgjigju temės