Arbri
Ylli i forumit


Age : 21
Anėtarėsuar : 25 May 2008
Mesazhe : 3519
|
Titulli: "Super e majta" e ndarjes dhe "e Marta" e bashkimit Thu Aug 28, 2008 8:32 am |
|
|

Nga Gert Shella Super e marta" e 5 shkurtit 2008, kur 24 shtete votuan nė njė ditė tė vetme, falė Barak Obamės dhe Hillari Klinton demokratėt e Amerikės e panė veten tė ndarė mė dysh nė preferencat e tyre. Ishte ndarja mė e thellė nė historinė e Partisė Demokratike nė SHBA.
Kėtė tė martė, nė 26 Gusht, rreth 7 muaj mė pas, vetėm falė Hillari Klinton, njė humbėse dhe jo njė fituese, demokratėt e Amerikės janė sėrish tė bashkuar. Znj. Klinton shmangu skizmėn qė kėrcėnonte partinė e saj, duke iu adresuar konventės sė demokratėve qė po zhvillohet nė Denver, me fjalėt:"Tani ėshtė koha qė tė bashkohemi". Analistja politike e CNN, Gloria Borger, u shpreh: "Ishte kaq bujare. Nuk arrij tė kujtoj ndonjė fjalim politik nė tė cilin, njė humbės tė ketė qenė mė bujar sesa ē'ishte Hillari Klinton sonte
.". Znj. Klinton ia arriti mė sė miri qėllimit tė saj fisnik pėr tė riorientuar energjitė dhe emocionet e mbėshtetėsve tė saj drejt senatorit me ngjyrė tė Ilinoisit, Barak Obama, duke u shprehur: "Barak Obama ėshtė kandidati im dhe ai duhet tė jetė Presidenti i SHBA-sė". Tė mėrkurėn, nė ditėn e tretė tė konventės, bashkėshorti i saj, ish-presidenti Klinton, pritet tė afirmojė edhe mė tej suportin pėr Obamėn, duke vėnė theksin nė politikėn e jashtme dhe atė tė sigurisė, ku janė pėrqendruar edhe kritikat mė tė shumta ndaj programit presidencial tė Obamės. Ky i fundit ia ka njohur indirekt vetes njė dobėsi tė tillė, duke zgjedhur si zėvendės tė tij senatorin Joe Biden, pėrvoja e tė cilit nė politikėn e jashtme besohet se do tė "subvencionojė" mungesėn e pėrvojės sė Obamės. Guvernatori i Kolorados, Bill Riters, organizatori kryesor dhe mikpritėsi i konventės, ėshtė folėsi i tretė kyē i sė mėrkurės. Obama, Klinton, shqiptarėt Mbėshtetja e Klinton-ve pėr Obamėn, ėshtė njė lajm i mirė jo vetėm pėr demokratėt amerikanė, por edhe pėr shqiptarėt. E vėrteta ėshtė se gjatė muajve tė fundit, shqiptarėt investuan shpresat dhe mbėshtetjen e tyre modeste pėr senatoren e Neė York-ut, H. Klinton. Instinkti i tyre atdhetar diktonte kėtė mbėshtetje, duke u nisur nga ndihmesa historike qė SHBA i dha Kosovės nė vitin e saj mė tė errėt, kur mijėra kosovarė u bėnė viktima tė masakrave tė ndėrmarra nga serbėt dhe tė shpėrnguljeve masive me dhunė nga trojet e tyre. Gjata fushatės sė saj pėr para-presidencialet, znj. Klinton arriti tė marrė zyrtarisht mbėshtetjen e lobit shqiptar gjatė takimeve qė ajo zhvilloi nė Kleveland Ohio, ku jeton edhe njė komunitet shumė i rėndėsishėm shqiptar. Aspiratat e shqiptarėve pėr ta parė atė nė Shtėpinė e Bardhė, pėsuan zhgėnjim kur ajo nuk arriti tė sigurojė numrin e nevojshėm tė delegatėve qė do tė votonin kandidaturėn e saj nė Konventėn e Denverit. Edhe mė i thellė u bė zhgėnjimi i shqiptarėve, kur u vunė nė dijeni tė tekstit tė njė letre urimi qė Obama i dėrgonte nė datė 9 Korrik 2008 presidentit serb, Boris Tadiē dhe kryeministrit Mirko Cvetkoviē, me rastin e formimit tė qeverisė sė re nė Beograd. "Serbia dhe SHBA kanė shijuar tradicionalisht mes tyre marrėdhėnie tė ngrohta si partnerė dhe aleatė. Ėshtė koha pėr vendet tona, qė t'u rikthehen ndarjes sė vlerave tė pėrbashkėta dhe respektit reciprok, i cili na ka shėrbyer kaq mirė nė tė shkuarėn. Administrata ime pret tė shohė tek Beogradi njė partner tė aftė, me tė cilin, sė bashku tė kultivojmė marrėdhėniet tona". Kėshtu e mbyllte letrėn e tij Obama, duke mos harruar qė tė pėrfitojė nga rasti pėr t'iu pėrcjellė serbeve anembanė, urimet e tij mė tė mira me rastin e ditės sė Shėn Vitusit. Nė njė sondazh tė organizuar nė sitin mė prestigjioz shqiptar Balkanėeb.com, vihej re qartė zbehja e plotė e mbėshtetjes sė shqiptarėve nė Amerikė pėr Obamėn dhe afirmimi i mbėshtetjes pėr rivalin e tij republikan, McCain. Tani, pas lėvizjes brilante politike tė znj. Klinton, sikurse komentonte edhe CNN, shpresat e saj pėr tė qėndruar gjithsesi pranė Shtėpisė sė Bardhė, janė mė tė mėdha se kurrė. Bashkė me tė janė tė rritura edhe shpresat e shqiptarėve, tė cilėt nuk duan qė uragani "Obama" tė ndryshojė kursin e erėrave tė politikės sė jashtme amerikane, qė fryjnė prej vitesh tashmė mbi Ballkan. Denveri i demokratėve Personalisht kam pasur fatin tė vizitoj Denver-in nė shkurt tė kėtij viti, teksa bėhej gati pėr "Super tė Martėn". Denver ishte SUPER qė nė natėn e parė kur, nė Pepsi Arena, atje ku sot po zhvillohet konventa e demokratėve dhe ku super-lojtarja H. Klinton sapo ka bėrė pass-in e saj, pata mundėsinė tė shoh qė nga radhėt e para njė ndeshje tė vėrtetė NBA (Nuggets vs Bobcats 117-101). Njė parapėrgatitje shumė e mirė pėr tė shumėpriturėn Super Bowl qė do tė luhej njė ditė mė pas. Ndėrkohė qė prej muajsh, sikurse mėsuam, e gjitha industria hoteliere pėrgatitej pėr tė mikpritur delegatėt e konventės sė demokratėve. Nė kohėn qė ne bėnim kėtė vizitė me ftesė tė Departamentit tė Shtetit, pra nė shkurt 2008, tė gjitha hotelet ishin rezervuar tėrėsisht pėr ditėt nė tė cilat do tė zhvillohej Konventa. Dhe ishim pikėrisht nė Denver, pikėrisht ditėn e Super tė Martės, datė 5 shkurt, kur fiks nė orėn 19:00, tė gjitha qendrat e votimit (precincts) hapėn dyert pėr tė lejuar mijėra demokratė dhe republikanė, pėr t'u mbledhur sė bashku nė njėrėn prej mėnyrave mė befasuese tė votimit qė amerikanėt e njohin si "caucus". Rezultatin pėrfundimtar e pritėm nė selinė e Partisė Demokratike tė Kolorados. Ekranet elektronike pėrditėsonin me shpejtėsi rezultatin e votimeve tė demokratėve nė precinct-e tė ndryshme - rreth 4.000 nė tė gjithė shtetin e Kolorados. Guvernatori i shtetit tė Kolorados, demokrati Bill Ritter, (i cili ėshtė skeduluar tė flasė ditėn e enjte, kur do tė flasė edhe Barak Obama, ish-zv/presidenti Al Gore dhe kryetari i Partisė Demokratike, Howard Dean), gjendej gjithashtu aty. I afrohem, i prezantohem dhe e uroj qė tė fitojė mė i miri. Teksa mė falėnderon, dikush nga stafi i komunikon rezultatin final: Barak Obama ėshtė fituesi i Kolorados. Guvernatori Ritter e priti rezultatin me njė maturi qė nuk linte vend pėr eufori; takoi tė gjithė funksionarėt e lartė tė Partisė Demokratike e vullnetarė dhe u pėrgatit pėr tė dalė para mediave tė shumta, tė pranishme pėr tė komunikuar rezultatin zyrtar. Denveri, njė qytetet super i bukur, banorėt e tė cilit pėlqejnė tė ecin me super-makina, kishte votuar pėr mė tė mirin e vet, Barak Obama. Ky i fundit do t'i adresohet nesėr nga "Mile High Stadium" i Denverit gjithė Amerikės, pėr tė shpalosur vizionin e tij tė ndryshimit, "Change you can believe in". Denveri e votoi atė nė 5 shkurt 2008, Denveri nuk lejoi pardje tė shtiheshin plumbat e njė snajperi mbi tė, Denveri pritet ta katapultojė nė Shtėpinė e Bardhė falė marketingut tė jashtėzakonshėm qė po gjeneron Konventa pėr tė, dhe sigurisht, Denveri do tė hyjė nė historinė e Partisė Demokratike tė Amerikės pėr mbėshtetjen mė bujare qė njė humbės ka dhėnė ndonjėherė pėr fituesin, sikurse ishte ajo qė bėri Hillari Klinton. _________________ " Jam djal perfekt pa defekt me nje projekt indirekt ta marr zemren me rrespekt ! " ...s'di pse u rrita sen n'drit sqita mas c'do seni tmir shume t'kqia prita ... ē'do gjė e bukur le dhimbje pas ...te tjer duam, te tjer na duan e me te tjer perfundojme... |
|