klarko
Admin


Age : 26
Anėtarėsuar : 04 May 2007
Mesazhe : 1562
|
Titulli: Sarkozy leter Berishės: Te mbajmė premtimet e Samitit te Mesdheut Fri Jul 18, 2008 2:05 pm |
|
|
Sarkozy leter Berishės: Te mbajmė premtimet e Samitit te Mesdheut
Samiti i Mesdheut i krijuar pak dite me pare nė Paris tė Francės ku dhe mori bekimin e 43 shteteve qe do te bejnė pjesė nė tė kėrkon angazhime te reja. Kėtė ia ka pėrcjellė nėpėrmjet njė letre, Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Ne letėr, Berisha ėshtė falėnderuar pėr rolin e tij aktiv nė Samitin Bashkimi pėr Mesdheun, i cili sipas Sarkozise do te hape rrugė dhe vrull te ri bashkėpunimi mes vendeve anėtare.
Zoti Kryeministėr, pas Samitit tė Parisit pėr Mesdheun, dėshiroj tju falėnderoj personalisht pėr rolin tuaj aktiv nė suksesin qė pati ky takim. Ishte shumė e rėndėsishme, qė ky Samit ti jepte njė vrull tė ri bashkėpunimit pėrreth Mesdheut. Nė e arritėm kėtė falė vullnetit politik tė pėrbashkėt pėr tė nisur pėrpjekjet pėr ta transformuar Mesdheun nė njė rajon paqeje, demokracie, bashkėpunimi dhe prosperiteti, pavarėsisht vėshtirėsive dhe skepticizmave, thuhet nė letrėn e Presidentit Sarkozy.
Mė tej, Presidentit Sarkozy thekson se ky rezultat i jashtėzakonshėm sigurisht qė nuk shėnon njė mbyllje, pėrkundrazi, ai shėnon njė premtim tė ri, qė i angazhon tė gjithė.
Na takon tani tė punojmė mbi kėto baza tė rinovuara, pėr tė realizuar projektet konkrete qė u miratuan gjatė samitit, duke u bazuar ne sistemin e ri e tė hapur tė drejtimit tė nismės, qė pėr shume kohe ka qenė i ndėrprerė. Ju mund tė mbėshteteni nė vendosmėrinė e Francės pėr tė mbikėqyrur kėto angazhime tė reja, nė cilėsinė e saj si presidente e Kėshillit tė Bashkimit Evropian, dhe nė atė tė bashkė-presidentes sė Procesit tė Barcelonės: Njė Bashkim pėr Mesdheun, thuhet nė letrėn drejtuar Kryeministrit Berisha.
Presidenti Sarkozy vlerėson se ėshtė themelore qė dinamika e krijuar gjatė samitit, tė sjellė frytet e saj dhe qė popujt tanė tė mund tė ndjejnė menjėherė rezultatet e para tė vendimeve tė marra nė tė, duke shtuar se shpreson ne mbėshtetjen dhe angazhimin e Berishės pėr te realizuar ambicien e tyre tė pėrbashkėt. Dy ditė me parė, kreu i qeverisė shqiptare nė njė konference pėr shtyp, pėrshėndeti anetarėsimin e Shqipėrisė nė Samitin mė tė ri nė Botė, duke vėnė theksin tek efektet pozitive qė do tė japė ky Samit, efekte qė do tė jene ndihme, gati tė gjitha fushat kryesorė tė vendit.
_________________ " Remember when you need a F.U.C.K I will always be here for you, because FUCK stands for " Friendship U Can Keep". So promise me that we will FUCK forever... ! Se pafundmes... i duhet e pashtershmja ! |
|