klarko Admin


Age : 26 Anėtarėsuar : 04 May 2007 Mesazhe : 1059
 | Titulli: 40 mije per te pare Ronaldinho-n. "Milan tashme shtepia ime" Fri Jul 18, 2008 2:29 pm | |
|  40 mije per te pare Ronaldinho-n. "Milan tashme shtepia ime" Blerja e re kuqezi prezantohet: "Eshte nje moment special i karrieres sime, te jesh ketu eshte nje enderr. Une dhe Kaka? Do te dhurojme gezim, midis me te forteve ne bote". Me pas ne 21.15 ai dhe Galliani firmosin kontraten e ardhur nga Barcelona. Pershendetja e tifozeve transformohet ne nje feste te madhe me "San Siro"-n gjysme te mbushur. Me fanellen e Milanit te veshur, imazhet e tij te para spektakolare sapo jane kapur nga fotografet. Ne krahe te tij eshte Galliani i cili hap konferencen per shtyp: "Nje enderr qe realizohet. Nuk e kemi kerkuar kurre kaq nje lojtar. Pas tre vjetesh me ne fund ja dolem mbane. Se bashku me ate te Rijkaard ka qene tratativa me e veshtire per mua. Kaloi persosmerisht vizitat mjekesore dhe sollem ketu nje kampion te madh. Nese i duhet te prese bishtat? Nese Berlusconi nuk ja kerkoi kete gje Rud Gullit, nuk besoj se do ja kerkoje atij." Ne 21 e 15 Galliani firmos kontraten e blerjes me Barcelonen e transmetuar drejtperdrejte ne Milan Channel. Me pas eshte radha e Ronit per te firmosur nje te tille dhe gjithcka u be. Fjalet e para te brazilianit pas nenshkrimit te kontrates jane: "Eshte nje moment special i karrieres sime. Te gjithe lojtaret enderrojne te luajne per Milan-in. Eshte nje emocion i vecante, dhe shpresoj tu dhuroj gezim te gjithe tifozeve. Barcelona? Ka qene nje periudhe e bukur, fituam trofe te rendesishem, por pas disa zhgenjimesh te njepasnjeshme menduam nje akord te perbashket dhe vendosem te ndaheshim. Jam ketu per te arritur objektiva te medhenj. Kaka? Do te jete zbavitese te luash me Kaka-ne. Eshte nder me te miret ne Bote dhe pastaj eshte nje mik i imi. Ne kombetare kemi luajtur mire bashke." Pas konferences per shtyp destinacioni eshte "San Siro" dhe aty Ronaldinho mund te shprehet pa veshtiresi, mjafton te kete nje top ne kembe. Kane ardhur 40 mije per ta pare ne fushe dhe ai u dhuron atyre nje show te vertete me topin e futbollit. Pas ketij spektakli Ronaldinho pershendet tifozat e tij te rinj ne italisht: "Buonasera, grazie a tutti, forza Milan" dhe u premton atyre se do t'u dhuroje shume gezim.
_________________ " Remember when you need a F.U.C.K I will always be here for you, because FUCK stands for " Friendship U Can Keep". So promise me that we will FUCK forever... ! " Se pafundmes... i duhet e pashtershmja ! " |
|