Kushtetuesja pezullon paktin e ujrave, Athina: Vendimi, zhvillim negativ TIRANE- Qeveria greke ka reaguar e pakėnaqur nga vendimi i Gjykatės Kushtetuese nė Shqipėri e cila rrėzoi marrėveshjen kufitare me Greqinė tė firmosur mes dy vendeve mė 25 prill 2009. Zv/ministri i jashtėm grek Dimitris Droutsas ka deklaruar pėr njė radio greke, qė nga Londra ku ndodhet pėr vizitė, se vendimi i Gjykatės Kushtetuese Shqiptare ėshtė njė zhvillim negativ.
Sigurisht ėshtė njė hap negativ dhe nuk jemi tė kėnaqur, por dua tė theksoj se kjo ėshtė cėshtje e procesit juridik tė brendshėm nė Shqipėri tė cilin ne do ta respektojmė pasi nuk kemi zgjidhje tejetėr theksoi Droutsas ndėrsa ka shtuar se qeveria e Athinės pret shpjegime nga pala shqiptare dhe madje edhe propozime se si do tė veprohet mė tej me cėshtjen e kufirit detar.
Gjithsesi Droutsas tha se kėtė cėshtje do ta diskutojė mė tej nė Londėr gjatė takimit me Ministrin Meta. dy zyrtarėt ndodhen nė Londėr nė kuadrin e konferencės qė zhvillohet pėr Afganistanin.
Ora: 7:03-Gjykata Kushtetuese: Pezulluam paktin me Greqine, shkel ligjetGjykata Kushtetuese rrėzoi me votim unanim 9-0, marrėveshjen e pėrcaktimit tė kufirit detar me Greqinė. Vendimi i marrė mbrėmjen e djeshme rreth orės 20:30, ėshtė konfirmuar zyrtarisht qe dje ne mbremje pėr Gazeta Shqiptare. Sot ne nje njoftim zyrtar Gjykata Kushtetuese theksoi se, "Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė njoftoi sot paradite mė 27 Janar se nė mbledhjen e saj tė dt.26.01.2010, nė bazė tė nenit 131/ b) tė Kushtetutės, vendosi njėzėri tė deklarojė si tė papajtueshme me Kushtetutėn projekt-marrėveshjen e nėnshkruar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė Pėr delimitimin e zonave pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare.
Kushtetuesja sqaron me tej pikat ku anetaret e Gjykates dyshojne se shkelen ligjet nga Pakti detar.
"Gjykata Kushtetuese theksoi se nė projekt-marrėveshjen nė fjalė konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale qė bien nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe Konventėn e Tretė Ndėrkombėtare tė OKB-sė pėr tė Drejtėn e Detit tė vitit 1982", citohet sot nga Kushtetuesja.
Nėntė anėtarėt e Kushtetueses kanė pranuar kėsisoj kėrkesėn prej 13 faqesh qė Partia Socialiste depozitoi nė datėn 20 tetor 2009 pranė kėtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmėrisė me ligjin themeltar tė shtetit tė paktit detar shqiptaro-grek.
Ndėrkohė mėsohet se njė ndėr arsyet mė tė forta qė detyruan Gjykatėn tė merrte kėtė vendim, ka qenė fakti se anėtarėt e grupit negociator tė palės shqiptare nuk e kishin marrė lejen speciale nga Presidenti i Republikės pėr tė negociuar me palėn greke.Pra, ekspertėt nuk kanė pasur plotfuqishmėrinė pėr tė negociuar nė emėr tė shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, marrėveshja nga pikėpamja ligjore ėshtė quajtur nul nga Gjykata Kushtetuese. Burime brenda kėtij institucioni kanė sqaruar pėr Gazeta Shqiptare, se ky fakt ka pėrbėrė njė cenim e shkelje tė parimeve dhe tė frymės sė Kushtetutės, e cila kėrkon kooperimin institucional si procedurė, nėpėrmjet sė cilės garantohet rendi juridik, shteti i sė drejtės, e nėpėrmjet tyre, edhe interesat kombėtare tė mbrojtura nėpėrmjet zbatimit tė dispozitave tė Kushtetutės. Nė kėto rrethana, pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptar kanė negociuar njė marrėveshje qė lidhet nė emėr tė Republikės sė Shqipėrisė, pa pasur plotfuqinė e kryetarit tė shtetit, Presidentit tė Republikės, pra pa pasur autoritetin e duhur pėr tė filluar bisedimet dhe negocimin e marrėveshjes. Ky argumentim mėsohet tė jetė pjesė edhe e vendimit pėrfundimtar tė Kushtetueses.
Denoncimi i PaktitGazeta Shqiptare dhe TVNews24 kane qenė te paret nė vendin tonė qė arritn tė zbardhin qysh nė 28 prill 2009 (dita e nėnshkrimit tė paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditės qė fshihet nė marrėveshjen shqiptaro-greke Pėr delimitimin e zonave pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė i pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Nė disa numra rresht, GSH vėrtetoi asokohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisė nėpėrmjet nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje njė sipėrfaqe tė madhe ujore nė detin Jon. Fakti i pretenduar do tė vėrtetohej vetėm pak muaj mė vonė nga ish-drejtori i Institutit tė Tipografisė Ushtarake tė Shqipėrisė, koloneli Myslym Pasha. Nė datėn 9 nėntor 2009, Gjykata Kushtetuese filloi zyrtarisht procesin e shqyrtimit tė kėrkesės ankimore tė Partisė Socialiste dhe disa javė mė vonė e konkretisht nė datėn 26 nėntor 2009, Gjykata Kushtetuese vendos tė pezullojė procedurat e ratifikimit nė Kuvend, tė marrėveshjes sė pėrcaktimit tė kufirit detar me Greqinė.
| Spoiler: |
| | (d.b/e.n/GSH/BalkanWeb) |
_________________
" Remember when you need a F.U.C.K I will always be here for you, because FUCK stands for " Friendship U Can Keep". So promise me that we will FUCK forever... !
Se pafundmes... i duhet e pashtershmja !