1:13 pm - Saturday April 21, 2018

Lëngu i vishnjes ndihmon për një gjumë më të mirë

Nëse pini lëng të vishnjës, kjo do t’ju ndihmojë të flini 25 minuta më shumë, zbulon studimi më i ri. Hulumtimi tregon që njerëzit të cilët rregullisht kanë pirë këtë lëng kanë gjumë më kualitativ. Hulumtuesit nga Universiteti Northumbria kanë zbuluar efektin pozitiv, sepse lëngu i vishnjës ngre nivelin e melatoninës në trup, ndërsa ky është hormoni që ndikon në gjumë.

Ky zbulim do t’i ndihmojë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia ose që punojnë me ndërrime dhe si pasojë u prishet rregulli i gjumit. Në hulumtim të cilin e ka udhëhequr profesori Glyn Howatson, 20 vullnetarë të shëndetshëm kanë pirë 30 mililitra lëng çdo ditë. Mostra e urinës është marrë për t’u matur niveli i melatoninës.

Gjatë kohës së studimit vullnetarët kanë mbajtur sensorë që kanë përcjellë gjumin e tyre dhe shprehitë e zgjimit. Rezultatet kanë treguar që, kur vullnetarët kanë pirë lëngun shtatë ditë rresht, niveli i melatoninës rritej deri 15 për qind, çka u siguronte gjumë më të mirë dhe më të gjatë.
Sipas profesorit Howatson, ky është studimi i parë që jep dëshmi direkte që lëngu i vishnjës përmirëson qarkullimin e melatoninës në trupin tuaj, kështu që edhe keni gjumë më të mirë./Mjeksia Islame/

Filed in: Shendeti

No comments yet.

Leave a Reply