PortaliForumiGalleryCalendarRegjistrohuIdentifikohuKėrkoPytėsori
Posto temė tė re    Pėrgjigju temės
 

Kanceri i lekures, jo vdekjeprures

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Autori Mesazh
klarko
Admin
Admin



Age : 26
Anėtarėsuar : 04 May 2007
Mesazhe : 1601

MesazhTitulli: Kanceri i lekures, jo vdekjeprures   Mon Jun 30, 2008 3:03 pm



Njė nishan nė trup i ekspozuar pėr njė kohė tė gjatė nė diell mund tė shkaktojė njė prej kancereve mė tė rrezikshėm pėr jetėn e njeriut.

Melanoma ėshtė forma mė e pėrhapur nė botė e kancerit tė lėkurės. Nėse nuk kapet nė kohė, i prekuri nga kjo sėmundje mund tė humbasė jetėn. ”Tė gjithė njerėzit kanė nishane nė trup, por tendenca pėr melanomėn kanceroze shfaqet vetėm te disa prej tyre”, shprehet mjekja dermatologe, Fabiola Ndoni. Ajo sqaron se ekzistojnė disa tipa nishanesh, qė kanė karakter malinj dhe pėrbėjnė njė rrezik pėr shfaqjen e sėmundjes sė rrezikshme. Sipas saj, evidentimi dhe kurimi nė stadin fillestar nuk pėrbėn rrezik pėr jetėn e personit. ”Nėse kapet nė stad tė pėrparuar mund tė shkaktojė pėrhapjen e metastazave nė organe tė tjera, si mėlēia apo mushkėritė”, shprehet mjekja. Madje, nėse ajo ka pėrparuar deri nė metastaza, ėshtė tepėr rezistente ndaj trajtimit me ilaēe dhe rreze. Sipas studimeve tė kryera nė vende tė ndryshme tė botės, vetėm 2-3 % e pacientėve, tė cilėve melanoma i ka kaluar nė fazėn e metastazės, jetojnė deri nė 5 vjet. Mjekja dermatologe Fabiola Ndoni kėshillon vizita tė vazhdueshme te specialistėt pėr nishanet e rrezikshme.

Tė rrezikuarit
Personat me rrezikshmėri tė lartė janė ata qė kanė njė numėr tė madh nishanesh nė trup, personat me lėkurė tė ēelėt dhe sy tė kaltėr. Tė rrezikuar janė gjithashtu edhe ata qė punojnė nė ambiente tė hapura, apo qėndrojnė pėr orė tė tėra nė diell. Mė e pėrhapur melanoma ėshtė tek moshat e rritura, mbi 35-vjeē, por rastet e shfaqjes sė kėtij kanceri tek fėmijėt nuk mungojnė. Pėrveē tendencės gjenetike, ekspozimi i gjatė nė diell ėshtė njė nga faktorėt kryesorė, qė ndikojnė nė shfaqjen e melanomės. Kjo sėmundje mund tė shfaqet nė moshė tė rritur edhe tek ata individė, tė cilėt nė fėmijėri kanė pasur djegie dhe plagė tė shkaktuara nga rrezet e diellit. Sipas dermatologes, Fabiola Ndoni, mbrojtja e lėkurės me anė tė kremrave dhe kontrolli i shpeshtė tek mjeku specialist do tė mund ta shmangnin rrezikshmėrinė jetike. ”Do tė theksoja se ėshtė e domosdoshme qė njerėzit tė mėsojnė tė mbrohen nga dielli, duke nisur nga fėmijėria. Kjo pasi tek pjesa mė e madhe e njerėzve, 80% e rrezeve tė diellit qė merren gjatė gjithė jetės janė pėrthithur pėrpara moshės 18 vjeē”, thotė mjekja. Kur njė fėmijė pėson qoftė edhe njė djegie me flluska nga dielli, risku pėr t’u prekur nga melanoma dyfishohet. Kjo sėmundje mund tė shfaqet edhe pas 20 vjetėsh nga periudha e kėtij ekspozimi nė diell.

Trajtimi
Nė vartėsi tė llojit tė tumorit, ndodhjes, pėrhapjes, pėrmasave, trajtimi mund tė realizohet nė disa mėnyra. Disa prej tyre janė heqja kirurgjikale, gėrryerja, djegia me gjilpėrė elektrike, apo radiografia. Vetėm dy muaj mė parė, nė spitalin Onkologjik tė kryeqytetit u operua njė grua 39-vjeēare, tė cilės melanoma i ishte shfaqur me pėrmasa shumė tė mėdha nė fytyrė “Ndėrhyrja nė kėtė pjesė tė turpit ishte e vėshtirė, pasi duhet tė hiqej njė masė e madhe e fytyrės”, shprehet shefi i kirurgjisė nė spitalin Onkologjik, Agim Karaj. Ai sqaroi se gruas, pasi iu hoq masa tumorale, iu desh tė kryente edhe njė ndėrhyrje tjetėr. “Ky operacion nė fazėn e tij tė dytė kishte mė shumė efekt estetik, pasi u realizua plastika e fytyrės”, tha mjeku. Pas kėsaj ndėrhyrjeje gruaja mund tė vazhdojė jetėn normalisht.

Shenjat e melanomes malinje

Mungesa e simetrisė
Melanomat e hershme nuk janė simetrike. Nishanet e zakonshme janė tė rrumbullakta dhe simetrike.

Buzėt e ērregullta
Buzėt e melanomave tė hershme shpesh janė tė ērregullta dhe mund tė kenė dhėmbėzime. Nishanet e zakonshme kanė buzė tė lėmuara dhe mė tė rregullta.

Larmia e ngjyrės
Nuanca tė ndryshme tė ngjyrės kafe, tė kuqėrremtė dhe tė zezė janė shpesh shenjat e para tė melanomės. Ndėrkohė qė melanoma pėrparon mund tė shfaqet e kuqja, e bardha dhe bluja. Nishanet normale janė vetėm ngjyrė kafe.

Diametri
Melanomat e hershme nė pėrgjithėsi bėhen mė tė mėdha se nishanet e zakonshme dhe kanė njė diametėr mė tė madh se 6 milimetra.

Kanceret e lėkurės

Jo vdekjeprurėse
Karcinoma bazoqlizore:
Fillon nė shtresėn e jashtme
tė lėkurės qė ėshtė e trashė njė milimetėr. Shkaktohet nga ekspozimi i gjatė nė diell.
Shfaqet nė ēdo pjesė tė trupit.

_________________
" Remember when you need a F.U.C.K I will always be here for you, because FUCK stands for " Friendship U Can Keep". So promise me that we will FUCK forever... !

Se pafundmes... i duhet e pashtershmja !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kanceri i lekures, jo vdekjeprures

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bulqiza.Net :: Shkenca :: Mjekesia -
Posto temė tė re    Pėrgjigju temės