1:05 pm - Saturday April 21, 2018

Nokia se shpejti me modelin e saj te ri Nokia X (Normandy)

Këto ditë në internet janë publikuar disa detaje të reja për modelin e ri të telefonit të Nokia-s, përkatësisht modelin e njohur si Nokia X apo Nokia Normandy.

Më saktë, ka qenë llogaria e famshme e Twitter, @evleaks ajo që i ka publikuar specifikat e mundshme të Nokia X, dhe e cila i ka listuar pritjet që përdoruesit duhet ti kenë për modelin e shumëpërfolur të telefonit të Nokia-s.

Sipas burimeve të @evleaks, Nokia X do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4-inç në WVGA, procesorin dual-core me 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie të brendshme dhe opsionin me dy SIM karta.

Për më shumë, bateria e këtij telefoni të ri pritet të jetë me 1,500 mAh, e cila do të mundësojë shumë orë pune në telefon.

E veçanta e këtij telefoni do të jetë se i njëjti do të mundësojë instalimin e aplikacioneve nga palët e treta, besohet se edhe ato të Google Play Store, si dhe aplikacionet tjera nga Nokia Store.

Pritet që Nokia X të prezantohet zyrtarisht në panairin e madh të teknologjisë, Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, i cili mbahet në fund të këtij muaji.

Filed in: Web/Hi-Tech

No comments yet.

Leave a Reply