You Are Here: Home » Aktualitet » PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Me 359 vota pro, 258 kundër dhe 19 abstenim, Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Shqipërinë. Amendamentet kryesore te socialdemokrateve, te rishikuara ne konsensus me te djathtet europiane, u miratuan ndersa ndryshimet e radikaleve qe propozonin nderprerje te procesit integrues dhe bllokim te liberalizimit te vizave, u rrezuan. Perfundimisht rezoluta per Shqiperine thekson se integrimi europian i vendit eshte ne varesi te kapercimit te krizes politike.

”Qeveria dhe opozita shqiptare duhet te kuptojne se kapercimi i mosmarrveshjeve aktuale eshte kyce per progresin e vendit drejt integrimit ne BE dhe per aspiratat e metejshme europiane te shqipetareve. Perseriten konkluzionet e Keshillit te Ministrave te Jashtem se eshte momenti final per gjetjen e zgjidhjes ndaj krizes aktuale politike, dhe eshte pergjegjesi e qeverise shqipetare se bashku me opoziten per te gjetur sic duhet, ne menyre transparente dhe ne respekt te plote me kushtetuten shqipetare, zgjidhjet e nevojshme per rrugen e vendit drejt BE-së”, thuhet ne nje amendament të rezolutës.

Rezoluta e Parlamentit Europian kerkon ngritjen e nje komisioni hetimor, ku shumica dhe kryetari duhet te percaktohen nga opozita, i cili do te hetoje zgjedhjet e 2009. Ne kompromis me eurodeputeten e PPEse Doris Pack, Socialdemokrati Libor Roucek, pranoi te hiqte vetem termin “te gjitha” duke lene si percaktim “hetimin e materialeve zgjedhore” nga ky komision hetimor.

Propozimi tjeter i te majtes europiane ishte kerkesa ndaj autoriteteve shqiptare per te draftuar dhe zbatuar sa me shpejt me konsensus rregulloren e kuvendit, ne menyre qe te sigurohet transparence per burimet financiare e administrative dhe te rriten kapacitetet mbikqyrese te parlamentit.

Mbi liberalizimin e vizave, rezoluta per Shqiperine vlereson: “Mirepritet mbeshtetja nder-partiake per liberalizimin e vizave, shprehur ne rezoluten e parlamentit shqiptar te 11 marsit 2010. Mirepritet propozimi legjislativ i komisionit , dhe i behet thirrje Komisionit qe te kontrolloje se kriteret e mbetura plotesohen ne muajt e ardhshem, me synim te qartesimit te menyres per Keshillin dhe Parlamentin per te miratuar heqjen e regjimit te vizave per qytetaret shqiptare ne fund te 2010”.

Socialdemokratet europiane shprehin keqardhjen se maxhoranca parlamentare hodhi poshte te nominuarit e Presidentit per postet e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, dhe nenvizohet pavaresia e institucioneve kushtetuese. /TCH/

Leave a Reply

© 2010 Bulqiza Online · Subscribe:PostsComments · Powered by Klarko