PortaliForumiGalleryCalendarRegjistrohuIdentifikohuKėrkoPytėsori
Posto temė tė re    Pėrgjigju temės
 

RRUGA PER NE NATO e SHQIPERISE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Autori Mesazh
Bashkimi
Anetar i ri
Anetar i ri



Age : 58
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008
Mesazhe : 23

MesazhTitulli: RRUGA PER NE NATO e SHQIPERISE   Sun Apr 06, 2008 3:10 pm

Rruga e Shqipėrisė, pėr nė NATO.


Shqipėria kėrkoi zyrtarisht anėtarėsimin nė NATO nė vitin 1992. Qė nė fillim tė viteve ‘90, protestat e studentėve dhe lindja e partive opozitare, nisi tė artikulohej ideja e integrimit tė vendit nė NATO dhe Bashkimin Evropian. Shqipėria ishte i pari vend ish-komunist i dalė nga njė sistem totalitar 45-vjeēar, i cili kėrkoi tė anėtarėsohej nė Aleancėn Atlantike. Dhe pak kohė pas zgjedhjeve tė fituara nga opozita antikomuniste, Tirana zyrtare u bashkua me Kėshillin e Bashkėpunimit tė Traktatit tė Atlantikut tė Veriut. Veprimtaria diplomatike e Shqipėrisė ishte tejet e ngjeshur nė kėtė drejtim dhe nė vitin 1994, Shqipėria nėnshkroi Programin e Partneritetit pėr Paqen tė NATO-s. Nė 25 korrik tė vitit ‘96, me gjithė imazhin jo tė mirė me zgjedhjet e pėrgjithshme atė vit, ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes, Safet Zhulali, do tė deklaronte se Shqipėria synonte tė modernizonte mbrojtjen e saj dhe tė intensifikonte marrėdhėniet me NATO-n dhe fqinjėt e saj gjatė katėr viteve tė ardhshme. Po nė kėtė vit, Shqipėria dėrgon trupat e parė jashtė vendit (forcat paqeruajtėse nė Bosnje-Hercegovinė) nėn siglėn e NATO-s, duke premtuar se do tė jetė atje ku NATO do tė kėrkojė. Kriza politiko-ushtarake nė Kosovė do tė ishte njė tjetėr pikė kulminante nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe NATO-s. Nė vitin 1998 qeveria shqiptare vendosi tė vinte nė dispozicion tė NATO-s hapėsirat e saj ajrore dhe detare pėr kryerjen e veprimtarisė sė tyre pėr zgjidhjen e krizės nė Kosovė, ndėrkohė qė njė vit mė vonė NATO vendosi njė bazė logjistike nė Tiranė pėr tė mbėshtetur operacionet aleate nė Kosovė. Pas kėtyre bashkėpunimeve dhe garancive tė ofruara nga Tirana zyrtare, nuk munguan as fjalėt e mira nga krerėt e NATO-s. Nė 1 dhjetor 2000, gjatė njė vizite nė Tiranė, zv.sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Sergio Balanzino, do tė deklaronte se “Shqipėria ėshtė njė vend besnik ndaj NATO-s. Ajo zė njė vend strategjik nė Ballkan dhe pėr shumė arsye NATO e ka ndihmuar atė vazhdimisht nė drejtim tė reformimit tė Forcave tė Armatosura dhe tė pėrmirėsimit tė strukturave tė tyre”. Nė vitin 2003 Shqipėria dėrgoi njė trupė ushtarake nė Afganistan, sėrish nėn siglėn e NATO-s dhe njė vit mė vonė do tė nėnshkruante sė bashku me Kroacinė dhe Maqedoninė “Kartėn Adriatik 3”, njė bashkėpunim rajonal me synimin kryesor pėr tė hyrė sė bashku nė NATO. 10 qershori i vitit tė kaluar ishte sinjali mė i fortė i dhėnė nė Tiranė nga kreu i Shtėpisė sė Bardhė, Xhorxh Bush, pėr njė ftesė pėr Shqipėrinė, e cila u firmos dje nga 26 vendet anėtare.
Kosova dhe NATO
Aleanca Atlantike ka meritėn e madhe edhe pėr ēlirimin e Kosovės nga trupat e Millosheviēit nė vitin 1999. Aleatėt morėn pėrsipėr gjithė barrėn e luftimeve 78-ditore nė rajonin e pėrēarė tė Ballkanit dhe nė pėrfundim tė luftės u vendosėn nė Kosovė pėr tė rimėkėmbur vendin. Pas shpalljes sė pavarėsisė nga Kosova mė 17 shkurt tė 2008-ės, Aleanca konfirmoi sėrish se KFOR-i do tė qėndrojė nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, siē u vendos nga ministrat e Jashtėm nė dhjetor tė vitit 2007, nėse Kėshilli i Sigurimit nuk vendos ndryshe. NATO-ja ka aktualisht afro 15.900 trupa tė KFOR-it tė dislokuara nė Kosovė, qė ndihmojnė nė ruajtjen e sigurisė dhe stabilitetit pėr tė gjithė qytetarėt, pavarėsisht nga origjina e tyre etnike.

Radhitja kohore e rruges Shqiperise, per ne NATO.
1992 - Shqipėria bashkohet me Kėshillin e Bashkėpunimit tė Atlantikut tė Veriut.
1994 - Shqipėria bashkohet me Partneritetin pėr Paqen (PfP).
1996 - Forcat shqiptare bashkohen me forcėn paqeruajtėse tė NATO-s nė Bosnje–Hercegovinė.
1999 - NATO vendos njė bazė logjistike nė Tiranė pėr tė mbėshtetur operacionet aleate nė Kosovė.
2000 - Shqipėria organizon manovrat “Adventure Express” nė prill dhe “Cooperative Dragon” nė qershor.
2001 - Shqipėria organizon fazėn fillestare tė manovrave tė PfP-sė “Adventure Express 01” nė prill dhe maj.
2002 - Ngrihet “NATO HQ Tirana” pėr tė ndihmuar Shqipėrinė nė zbatimin e reformave tė aftėsive tė saj ushtarake si dhe pėr tė kontribuuar nė komandėn dhe kontrollin e KFOR-it.
2003 - Forcat shqiptare dislokohen nė mbėshtetje tė Forcės sė Ndihmės pėr Sigurinė tė NATO-s nė Afganistan (ISAF).
2005 - Shqipėria bashkohet me Konceptin e Aftėsive Operacionale.
2005 - Njė ekip i kombinuar mjekėsor i tre vendeve tė MAP-it bashkohet me forcat e drejtuara nga NATO nė Afganistan nė gusht. Shqipėria organizon manovrat e PfP-sė “Cooperative Engagement ‘05" nė shtator.
2007 - Shqipėria organizon takimin e Grupit Kėshillimor tė Politikės Euroatlantike EAPC nė maj. Shqipėria organizon manovrat e PfP-sė “Cooperative Longboė ‘07" dhe “Cooperative Lancer ‘07".


• Njė vit pėrpara se NATO tė mbushė 60 vjet nga krijimi, pėrmes njė vendimi unanim, me 3 prill 2008, ne Samitin e Bukureshtit, ajo ka ftuar Shqipėrinė pėr t’u bėrė anėtare me tė drejta tė plota nė kėtė organizatė.
Anetaret e NATO-s:
Belgjika;Luksemburgu ;Holanda ;Norvegjia ;Danimarka ;Portugalia; Franca; Kanadaja; Islanda; Italia; Britania e Madhe; SHBA; Greqia; Turqia; Gjermania; Spanja; Republika Ēeke; Polonia; Hungaria; Lituania; Bullgaria; Estonia; Rumania; Sllovakia; Sllovenia; Letonia;


Tashme jane te ftuara per anetaresim, Shqiperia dhe Kroacia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

RRUGA PER NE NATO e SHQIPERISE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bulqiza.Net :: Shqiperia :: Politika dhe Ceshtja Kombetare -
Posto temė tė re    Pėrgjigju temės