Rreth Nesh

1. KUSH JEMI

Të dashur vizitorë të Portalit: “Bulqiza Online”

Bulqiza.Net u krijua si komunitet me 4 Maj 2007 me qëllim që t’u shërbejë si orientim të gjithë shqiptarëve me një faqe zyrtare me informacione nga Bulqiza. Ne jemi përpjekur të japim në ketë faqe interneti një panoramë sa më të plotë për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Bashkëpunimi me anëtarët dhe subjektet e interesuara që ofrojnë ndihmë për mirëmbajtjen e faqes jane te mirepritur.

Marketingu: Të dashur përfaqësues të subjekteve

Bulqiza.Net ju sjell dhe ofertën e saj në fushën e Marketingut duke u shërbyer përfaqësuesve reklamimin e subjekteve të tyre. Të gjithë të interesuarit, qofshin këta subjekte publike, private apo OJF, ju ofrojme këtë faqe interneti për publikimin e reklamave të tyre, me qëllim garantimin e një game sa më të gjerë informacioni.

Strategjia që ne ndjekim është e orientuar drejt të thjeshtës dhe profesionales. Portali ynë nuk është pronë e ndonjë partie politike, por thjeshtë një portal informativ, me një numër të madh shërbimesh. Në këtë botë interneti që ndryshon çdo ditë me një ritëm të shpejtë, ne jemi ata që ju nevojitemi për reklamimin e biznesit apo organizatës tuaj! Lista e klientëve tanë përbëhet duke filluar nga bizneset e vogla e modeste deri tek ato të mëdha e prestigjoze. Mundësojuni me faqen tonë që t’ju tregojme se sa e lehtë dhe me pak kosto është që të hyni në botën e biznesit elektronik.

Stafi i Bulqiza Online

Ekipi yne eshte i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët janë të specializuar për drejtime të ndryshme të informatikes. Ky grup ka fituar një eksperiencë që e bën atë të aftë të punojë me efektivitet çdo projekt që shtrohet para tyre. Bulqiza.Net freskohet me materjale të reja disa herë brenda ditës.

Ju lutemi na shkruani sugjerime, kritika dhe pyetje në lidhje me këtë faqe do të jenë gjithmonë të mirëpritura nga ne, dhe do të merrni përgjigje nga operatoret e saj.

WebSite Bulqiza.Net eshte krijuar nga Webmasteri “Klarko”.

Të gjithë ikonat dhe emrat e përmëndura në faqe janë pronë e shoqërisë Bulqiza.Net. Të gjithë materialet në web janë pronë e jona.

Copyright © 2007 / 2010. Created and designed by www.bulqiza.net

Faleminderit që na kushtuat disa minuta nga koha juaj e çmuar duke lexuar një pjesë të historisë sonë!
Me respektë Stafi www.bulqiza.net

2. OFERTE REKLAMUESE

Duke u nisur nga dëshira për një bashkëpunim të frytshëm dhe afat gjatë, Bulqiza.Net ju ofron mundësinë për të reklamuar në faqen tonë të internetit.
Në vazhdim keni hapsirat reklamuese si dhe çmimet.
Reklamat shfaqen në çdo faqe.
Për çdo informacion të mëtejshëm klikoni këtu që të kaloni tek formulari për kontakt.
Bulqiza.Net është faqe familjare dhe nuk ofron hapsirë për reklamë të faqeve me përmbajtje pornografike, pirate software dhe ilegale.
Gjithashtu Stafi Bulqiza.Net ofron të gjithë vizitorëve që dëshirojnë të jenë pjesë e shërbimit të marketingut, ju mundësojmë një bashkëpunim duke i ndihmuar faqet dhe njëkohësisht duke ndihmuar vetëvetes. Nëse ju keni aftësi bindese për të reklamuar faqen tonë ju mundeni lirisht të drejtoheni në cilën do kompani duke prezantuar hapsirat reklamuese dhe kështu mund të fitoni 20 % te shumës së reklamës.

Ju falenderojmë për ndihmën Tuaj!

© 2010 Bulqiza Online · Subscribe:PostsComments · Powered by Klarko