Your message has been sent, you will be contacted soon
Bulqiza Online Shiko Lajme Ndeshje Live Foto Filma Video Tv Shqip 2014

Call Me Now!

Close
Home » Si të gatuajmë » Pjata të dyta » Si te gatuajme sarme me laker

Si te gatuajme sarme me laker

Si te gatuajme sarme me laker – Receta gatimi sarme me laker. Për të gatuar sarmë me lakër veprojmë në këtë mënyrë: Pastrojmë lakrën nga gjethet e prishura, e ndajmë në dysh si dhe ja heqim kërcellin. E vëmë në tenxhere dhe e mbulojmë me ujë dhe hedhim 3 lugë gjelle me uthull. E lëmë të bjeri në valë dhe pas 15 min e heqim nga zjarri. Derdhim ujin dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë, marrim qepën e grijmë jo shumë imët, e hedhim në një tigan të madh ose tenxhere, i hedhim vajin dhe e përziejmë deri sa të zbutet dhe zverdhet. Hedhim mishin, i skuqim deri sa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Ulim zjarrin dhe shtojmë orizin, e skuqim sërish për 4-5 min pastaj hedhim erëzat. Preferohet të hidhen dy lugë gjelle nanice dhe dy rigon, sipas preferences së cdokujt. Hedhim piper të zi dhe të kuq, kripë sipas dëshirës dhe hedhim dhe dy gota ujë. E mbulojmë me kapak të marri valë, e lëmë deri sa ta pijë ujin dhe orizi të jetë gjysëm i zier. E heqim nga zjarri. Marrim gjethet e lakrës dhe fillojmë ta mbështjellim dhe e rradhisim në tenxhere apo tepsi. Pasi të kemi mbështjellur të gjitha gjethet e mira (teprojnë shumë pjesë të gjetheve që nuk mund të mbështillen) mund ti grijmë cfarë ka tepruar nga gjethet dhe nëse tepron nga orizi ja hedhim sipër sarmës. Në tiganin që kishim orizin marrim dy gota e gjysëm ujë, e valojmë dhe në të hedhim kripë dhe 2-3 lugë gjelle uthull, dhe ja hedhim sarmës sipër në mënyrë që ta mbulojë uji por jo shumë. E mbulojmë tenxheren/tepsinë dhe e fusim në furrë. Pas 40-50 min e heqim, e lëmë të ftohet dhe pastaj e servirim.

sarme me laker

Përbërësit:
- 1 lakër mesatare
- 400 gr mish tul (i grirë ose i prerë me copa të vogla)
- 1 kokërr qepë të madhe
- 2 gota oriz
- 1 filxhan kafje vaj ulliri
- erëza të ndryshme (nanicë, rigon, piper i zi)
- kripë
- uthull e bardhë

Ju bëftë mirë nga SiteGatuajme.Net!

Tags:

Leave a Comment