PortaliForumiGalleryCalendarRegjistrohuIdentifikohuKėrkoPytėsori
Posto temė tė re    Pėrgjigju temės
 

Gjetan Keta, nė Thai dhe Kickboxing

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Autori Mesazh
Bashkimi
Anetar i ri
Anetar i ri



Age : 58
Anėtarėsuar : 12 Jan 2008
Mesazhe : 23

MesazhTitulli: Gjetan Keta, nė Thai dhe Kickboxing   Sun Mar 02, 2008 8:39 am



Gjetan Keta, kampion Evrope nė Thai & Kickboxing



Fiton turneun e zhvilluar nė Tiranė dhe fiton tė drejtėn e pjesėmarrjes nė Botėrorin e Tajlandės

Gjetan Keta ėshtė shpallur kampion i Evropės nė Thai & Kickboxing nė peshėn 72 kilogramė. Sportisti nga Bulqiza ka triumfuar nė turneun e zhvilluar nė pallatin e sporteve "Asllan Rusi" nė Tiranė me rregullat e K-1, tė organizuar nga "World Muay Thai Council" sė bashku me palestrėn e sportit nė Gjermani, "Kickboxen Deutschland". Pas kėsaj arritje, Keta ka fituar tė drejtėn qė tė marrė pjesė nė kampionatin botėror qė do tė zhvillohet nė muajin nėntor nė Tajlandė. Njė shans i mirė ky pėr tė tentuar njė tjetėr arritje prestigjioze, por mbi tė gjitha pėr tė siguruar edhe njė vend nė Lojėrat Olimpike Pekin 2008, ku do tė jetė i vetmi sportist qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė kėtė disiplinė.

Fakti qė Thai & Kickboxing zbriste pėr herė tė parė nė vendin tonė, ka zgjuar interesimin e mjaft tifozėve, tė cilėt kanė mbėshtetur nga afėr Gjetan Ketėn, por edhe janė njohur me njė sport, i cili ėshtė shumė popullor nė disa vende tė botės. Nė turneun evropian kanė marrė pjesė shtatė sportistė, tė cilėt janė ndeshur me eliminim deri nė finale, ku mė i miri ėshtė shpallur sportisti dhe njėkohėsisht vėllai i mjeshtrit tė kėsaj disipline, Ismail Keta (kampion i Gjermanisė nė Kickboxing nė vitin 1999 dhe kampion i Bajernit nė Thaibox, nėnkampion bote nė Thaibox nėn flamurin shqiptar nė vitin 2001 nė Austri). Fillimisht Gjetan Keta ka hasur nė rrugėn e tij turkun Halabi, tė cilin e ka mposhtur me "knock-out", ndėrsa nė finale ai ka pasur pėrballė polakun Pratniki. Raundet e sfidės qė vlente titullin kampion ka qenė tejet elektrizuese dhe e luftuar deri nė fund. Gjithsesi, Keta arriti tė shpallet fitues me pikė, pasi vendimi i gjyqtarėve ishte nė favorin e tij.

Pėr t‘ia shtuar edhe mė shumė spektaklin mbrėmjes sė djeshme nė ring hipėn edhe kampionia e botės nė Kickboxing, gjermania Sharlote Von Baumgarde qė u ndeshet me italianen Vilms. Nė momentin kur konkurrentėt pėr titullin evropian pushonin, janė zhvilluar edhe dy ndeshje promocionale nė Thaibox. Turku Uēar (nxėnės i Ismail Ketės nė palestrėn "Kickboxen Deutschland") u ndesh kundėr grekut Kristodolus, ndėrsa nė peshat e rėnda gjermani Roder u pėrball me kongolezin Lunga.


Ju urojmė suksese tė tjera, vėllezėrve KETA!

Bashkimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjetan Keta, nė Thai dhe Kickboxing

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bulqiza.Net :: Sporti :: Sporte te tjera -
Posto temė tė re    Pėrgjigju temės