PortaliForumiGalleryCalendarRegjistrohuIdentifikohuKėrkoPytėsori
 

Turizmi ne Shqiperi, nga Zogu tek pushtimi Italian

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Autori Mesazh
klarko
Admin
Admin



Age : 26
Anėtarėsuar : 04 May 2007
Mesazhe : 1562

MesazhTitulli: Turizmi ne Shqiperi, nga Zogu tek pushtimi Italian   Thu Sep 25, 2008 1:39 pm



Turizmi ne Shqiperi, nga Zogu tek pushtimi Italian

Durrėsi ėshtė porti kryesor i Shqipėrisė dhe ai gjendet vetėm 39 km. larg nga Tirana. Shėrbime tė rregullta agjencish turistike e lidhin atė qytet me qendrat e ndryshme kryesore tė vendit. Durrėsi ka njė popullsi prej 10.000 banorėsh. Qyteti shtrihet mbi njė breg qė mbaron nė fund me Malin e Durrėsit, i cili ka njė lartėsi prej 185 metrash. Hotele, restorante, kafene, dyqane, magazina, depozita, farmaci, agjenci detare e automobilistike, xhami, kisha, shkolla fillore dhe tė mesme, banka e institute tė tjera e zbukurojnė pamjen e bukur tė kėtij qyteti detar buzė detit Adriatik. Me Planin Rregullues tė Plazhit tė Durrėsit, i cili ėshtė hartuar nga Zyra Qendrore pėr Urbanistikėn dhe Ndėrtimet nė Shqipėri, pritet qė plazhi tė ndėrrojė tėrėsisht fizionominė e tij dhe kapacitetin pėr pritjen e pushuesve vendas dhe tė huaj”. Kjo panoramė qė i bėhet qytetit bregdetar tė Durrėsit, nė pamje tė parė, duket sikur ėshtė pjesė e ndonjė guide turistike promovuese tė agjencive tė shumta turistike qė operojnė nė vendin tonė, tė cilat nė kėtė prag sezoni pushimesh qė sapo ka filluar, e kanė intensifikuar aktivitetin e tyre pėr thithjen e pushuesve nga vendi dhe turistėve tė huaj. Por nuk ėshtė kėshtu, kėto pasazhe i pėrkasin periudhės sė pushtimit italian tė vendit, pra rreth 70 viteve tė shkuara dhe ato janė marrė nga revista e pėrmuajshme “Drini”, e cila nxirrej nė atė kohė nga Enti Kombėtar i Turizmit tė Shqipėrisė. Por historia e turizmit dhe propaganda promovuese pėr thithjen e turistėve tė huaj nė vendin tonė, i ka rrėnjėt e saj shumė vjet mė pėrpara se periudha e pushtimit italian tė vendit, pėr tė cilat flitet me hollėsi nė shkrimet e revistės “Drini”. Qė nė vitet e para tė Monarkisė sė Zogut, qeveritė shqiptare tė asaj kohe i kushtuan njė kujdes tė veēantė, turizmit shqiptar, gjė qė vazhdoi mė pas edhe gjatė periudhės sė pushtimit, nė vitet 1939-1944. Veē tė tjerash kjo gjė bėhet e ditur edhe nga shtypi i atyre viteve, prej nga kemi shkėputur kėto artikuj qė po botojmė mė poshtė nė kėtė shkrim.

Gazeta “Arbnia”, Vėrejtjet e turistėve tė huaj

Organizmi i turizmit ndėr ne, ndėrmarrė pak vjet ma parė dhe inkurajuar me mjete dhe propagandė tė vazhdueshme, s’ka munguar tė ketė efektin e duhur. Vendi ynė, i pėrmendur pėr pamjet e tij tė njė bukurie tė rrallė n’Europė, vizitohet ēdo verė prej njė shumice tė huajsh, dhe mikpritja e pabiseduarshme qė gjejnė nė Shqipėri ėshtė njė faktor me rėndėsi nė zhvillimin e turizmit ndėr ne. Personalitete tė huaja qė vizitojnė viset e Mbretėrisė nuk mungojnė tė shfaqin mirėnjohjen pėr pritjen mė tė mirė qė u bėhet kudo nė popull, ashtu siē shfaqin edhe mendimin rreth tė pritmes turistike tė Shqipėrisė, duke na dhėnė njė tok kėshillash tė vlefshme qė duhet t’i shėnojmė qoftė dhe kur kėto kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e shumė tė metave qė pengojnė zhvillimin e turizmit. Tė metat ose mungesat tona i njohim qė tė gjithė, dhe shtypi ėshtė marrė dendur me to duke ia bėrė tė njohur kompetentėve, dhe as s’ėshtė nevoja t’i pėrsėrisim sot. Marrim rastin tė shėnojmė njė vėrejtje shumė tė arsyeshme qė na u bė prej njė tė huaji, mik i Shqipėrisė. Ky i huaj qė ka shėtitur vendin tonė mė tepėr se ēdo turist tjetėr, na tha se organizimit tė turizmit tė brendshėm nuk i ėshtė dhėnė rėndėsia e duhur, pėr tė mos thėnė qė nuk ekziston fare. Shqiptarin qė nuk e ndan nga bashkatdhetarėt e tij tė krahinave veē njė largėsi fare e vogėl, plaket dhe vdes pa i njohur viset interesante t’atdheut, vendet mė historike dhe plot kujtime lavdie nga gjyshat. Kruja, vendlindja e Heroit Kombėtar, Burreli, ku pa dritėn Sovrani, Shkodra e Teutės, Durrėsi, Butrintoja, Pojani, Vlora e shumė vende tė tjera, do t’i shihnin nė njė shtet tjetėr vende pelegrinazhi, vise tėrheqėse dhe klimaterikė, qė do tė sulmoheshin pėrditė nga populli, duke u bėrė qendra lėvizjesh 3-4 muaj tė vitit. Pėrmendėm vetėm kėto vende si mė karakteristike, se lavdi Zotit, Atdheu ynė ėshtė plot vende interesante e tėrheqėse, dhe natyra ka endur me thesaret e saj nė ēdo ēip tė saj. Kėto bukuri ēmohen dhe shijohen nga tė huajt, kurse ndėr ne, ata tė pakėt qė kanė mjete t’i shohin, dalin jashtė. Do t’i shte mėkat qė me afrimin e stinės verore, mos tė mirren iniciativa t’organizohen pėrvjetorė,-kur ka-dhe shėtitje mė tė dendura nė vende interesante tė atdheut. KTAM-i (Komiteti i Turizmit dhe Automobilizmit tė Mbretėrisė), qė vazhdon prej dy vjetėsh tė organizojė shėtitje nė plazhin e Durrėsit e disa herė tė pakta ndėr viset e tjera, do tė bėnte mirė t’i dendėsojė kėto sivjet duke organizuar nė shumė vise tė Mbretėrisė.


Shifrat optimale pėr turizmin nė vitin 1938

Zhvillimi i Turizmit dhe hovi qė ka marrė vitin e fundit, shfaqen ndoshta pėr herėn e parė nė shifra dhe data ekzakte. Nė kėtė mėnyrė jemi nė gjendje tė dimė sot me saktėsi gradėn e zhvillimit tė lėvizjes turistike nė vendin tonė, dhe njėkohėsisht kurorėzimin e pėrpjekjeve pėr t’i dhėnė turizmit atė zhvillim qė lypte koha dhe nevojat e Shqipėrisė sė re Zogiste. Numri i tė huajve qė vizituan Shqipėrinė nė vitin 1938 ka qenė 7.725, duke patur njė shtesė prej 1781 nga viti 1937. Turistat e huaj kanė qėndruar nė vendin tonė 61.696 netė. Shpenzimet e kėtyre tė huajve pėr ngrėnie, fjetje, transport etj, kapin njė shumė prej fr. ari 578.543 do me thėnė afro njė gjysmė milioni tė hyra nga lėvizja turistike e vitit tė kaluar. Ka njė tepricė ose shtesė nga viti 1937 prej fr. ari 239.298.


Arsyet kryesore tė shtimit tė lėvizjes turistike

Arsye kryesore e shtimit tė lėvizjeve turistike nė vendin tonė i detyrohet propagandės sė dendur qė Enti Kombėtar i Turizmit dhe KTAM-i kanė bėrė pėr t’u njohur Shqipėria sa mė shumė nė botėn e jashtme. Ka pastaj faktorė tė tjerė qė kanė ndihmuar nė shtimin e lėvizjes turistike. Ndėr kėto mund tė pėrmendim Luftėn e Spanjės, qė drejtoi shumė prej kuarzierėve nė bregdetin shqiptar; ngjarjet e Europės Qendrore dhe dalja e elementin hebraik dhe lejet e dhėna prej qeverisė jugosllave agjencive tė veta pėr tė organizuar shėtitje turistike tė tė huajve edhe nė Shqipėri. Por arsyeja e parė mbetet gjithnjė propaganda intensive e Shqipėrisė jashtė dhe pėrpjekjet gjithnjė mė tė daluna pėr ta organizuar turizmin nė shkallėn e merituar. Bota e huaj ka filluar tė tregojė njė interes tė madh pėr Shqipėrinė, e cila njihet sot kudo si vendi mė i bukur nė Ballkan pėr shėtitje dhe vizita nė viset e bukura dhe piktoreske tė sajat. Gjithashtu tė huajt janė tė bindur pėr organizmin e Mbretėrisė Shqiptare, pėr rendin dhe qetėsinė shembullore si dhe pritjen krejt shqiptare qė gjejnė nė vendin tonė. Kėto janė arsyet e shtimit tė lėvizjes turistike nė vendin tonė dhe duhet tė gėzohemi kur shohim se veē fitimit moral qė sjell njohja e vendit tonė prej tė huajve, kemi dhe fitimin material mjaft tė rėndėsishėm. Afro njė gjysmė milioni fr. ari hyjnė nė Shqipėri nė njė kohė kur turizmi sapo ka filluar tė organizohem mbi baza tė shėndosha. Kjo na jep tė shpresojmė se tue u organizuar dhe pėrsosur, turizmi do tė bėhet brenda njė kohe tė shkurtėr njė faktor me rėndėsi tė ardhurash pėr vendin tonė dhe pėr pasojė edhe njė ndihmė e vlefshme nė pėrmirėsimin e jetės ekonomike tė Shqipėrisė. Le tė shpresojmė se disa mungesa, si ngritja e hoteleve dhe qendrave tė tjera pėr turistat, do tė plotėsohen sa mė shpejt, pėr t’i dhėnė turizmit njė zhvillim mė tė gjallė dhe mė tė dobishėm.

_________________
" Remember when you need a F.U.C.K I will always be here for you, because FUCK stands for " Friendship U Can Keep". So promise me that we will FUCK forever... !

Se pafundmes... i duhet e pashtershmja !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
klarko
Admin
Admin



Age : 26
Anėtarėsuar : 04 May 2007
Mesazhe : 1562

MesazhTitulli: Turizmi ne Shqiperi, nga Zogu tek pushtimi Italian   Thu Sep 25, 2008 1:41 pm

Arrow Vazhdim... i Turizmi ne Shqiperi, nga Zogu tek pushtimi Italian

Kryetari Bashkisė niset jashtė pėr projektet e plazhit

Me fillimin e pranverės, lajmuese e stinės sė nxehtė tė pushimeve, tė banjave dhe tė zbavitjeve tė tjera qė nevojat e kohėve moderne kanė bamun tė domosdoshme pėr shėndetin e brezave tė reja qė po rriten dhe pėr ēlodhjen e tyne qė, me energjinė mendore dhe fizike, udhėheqin makinėn tonė shtetnore, si dhe aktivitetet e tjera kėsodore, sytė e kryeqytetit, tė qyteteve kryesore tė Shqipėrisė sė Mesme, dhe veēanėrisht tė Skelės sonė tė Parė, drejtohen te Plazhi i Durrėsit. Jo vetėm neve por dhe tė huajt qė na vizitojnė dhe qė ndjekin pėrparimet tona, kanė plot fjalė admirimi pėr kėtė Plazh dhe pėr zhvillimin e tij tė shpejtė. Nė fakt, ky asht njė nga mė tė pėrshtatshmit dhe, sikur t’i u shtohen mjetet artificiale, tė mirave natyrore qė e pajisin, s’ka as ma tė voglin dyshim se do tė bahet njė nga ma tė bukrit dhe ma tėrheqėsit. Plazhi i Durrėsit, qysh tani mund tė pėrmblidhet midis realizimeve t’arrijtuna nė regjimin Zogist pėr tė cilat lipset ta ndiejmė veten krenarė. Prandaj, ēdo pėrmirėsim qė bahet, ēdo masė qė merret, duhet tė jetė serioze, e matun dhe e studiuar nė bazė tė njė modeli e tė njė plani tė denjė qė tė jetė i pėrhershėm. Me kėnaqėsinė mė tė madhe mėsojmė se Qeveria Mbretnore paska urdhėrnue Kryetarin e Bashkisė sė Durrėsit qė, sė bashku me njė inxhinier kompetent, tė shkojė sė shpejti jashtė Shtetit, pėr me studiue Plazhet qė i pėrshtaten vendit tonė dhe veēanėrisht Durrėsit dhe Plazhit tė tij tė shkėlqyer. Sepse, me ketė masė kaq t’arsyeshme ka pėr t’u krye ēdo pėrmirėsim eventual i domosdoshėm me njė kriter tė pagueshėm, tė dėshiruem e dobiprues. Kėtė studim paraprak dhe shumė punime akoma nė projekt e gati pėr zbatim, Bashkia e Durrėsit po i kryen nė sajė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, e cila po jep ndihmat ma tė mėdha pėr me realizue programin e gjanė lulzimi e zbukurimi pėrparimtar nė katra anėt e Durrėsit, shpesh herė e quajtur meritueshmėrisht “Porta kryesore dhe e bukur e Shqipėrisė”. Ndėrkaq njė numėr i madh punėtorėsh asht tue u pėrdorun pėr me pėrgatitė truallin rreth Vilės Mbretnore pėr mbjelljen e pemėve tė pėrshtatshme qė janė porositė nė Itali. Gjithashtu edhe ndėr kopshtet e plazheve nė krijim e sipėr, ka fillue njė pjesė e madhe pyllėzimi qė premton se ka me e transformue kryekėput kėtė anėdeti nė njė parajsė tokėsore, si kontrast i gjendjes sė dikurshme tė moēaleve vdekje-sjellės.

Bonifikimi i kėnetave afėr plazhit

Pėr fatin e mirė tonė’ ēėshtja e moēaleve asht vue nė krye tė punimeve, tė bonifikimeve e tė zbukurimeve. Pėrfaqėsuesi tonė, qė shkoi posaēėrisht pėr me e intervistue para se tė nisej me misionin e sipėrtreguem, Kryetari i Bashkisė sė Durrėsit i foli mbi kėtė problem me tanė theksimin e merituam. Z. Ministėr i Punėve tė Brendshme ka dhanė urdhna kategorikė me i mbuluem moēalet dhe me i bonifikue sa ma parė, tue pėrdorun tė gjitha mjetet nė dispozicion, pėr me u vendosė jeta dhe shėndeti atje ku deri sot kishte lėshue rranjė malarja shkretuese qė komprometonte edhe famėn tonė si popull punėtorė. Qeveria Mbretnore, me sa shifet, ka dhanė pėrkrahjen e vet deri n’ekstrem; para kėtij realiteti shpresėdhanės mbetet vetėm vullneti e kujdesi pėr tue vue nė zbatim ky plan madhėshtor qė ka njė rėndėsi turistike tė dorės sė parė. Ne jemi ma tė sigurt se kėto cilėsi i ka kryetari i Bashkisė sė Durrėsit; provėn ma tė gjallė e ka dhanė ikja e tij nė Shkodėr dhe nė Korēė.


Gazetarėt e huaj pėr Shqipėrinė turistike

Shumė kritikė tė huaj qė ja kanė dashur dhe ja duan tė mirėn vendit tonė, duke shkruar mbi t’ardhmen qė na pret, kanė vėnė nė dukje mundėsitė e shumta tė Shqipėrisė pėr t’u bėrė tėrheqje pėr turistat. Teoria e sajuar prej tyre bazohet nė faktin se ky vend duke qenė shumė i vjetėr dhe njėkohėsisht shumė i ri, ruan gjurmėt e qytetėrimeve tė ndryshme dhe pamje tė rralla tė njė populli qė prej sė shkuarės dhe prej oksidentalve po nxjerr inspirimet pėr tė shkuar pėrpara me hov a me vullnet; pastaj-gjithnjė sipas tyre-Shqipėrija ka fatin e mirė tė pėrfitojė prej pozitės gjeografike tė privilegjuar; ndodhet midis Romės dhe Athinės, qė janė qendrat mė tė mėdha turistike dhe mė interesante tė botės. “Do tė dinė shqiptarėt tė pėrfitojnė prej pozitės sė tyre dhe tė shfrytėzojnė trashėgimet e tė parėve dhe mundėsitė qė u ka falur natyra edhe po u fal dita ditės mė tepėr qytetėrimi pėr njė turizėm tė vėrtetė?” Kjo ėshtė njė pyetje qė njė gazetare e huaj e ka pas vėnė nė njė nga artikujt qė shkroi mbi kėtė problemin tonin, qė po bėhet problem edhe pėr ata qė drejt pėr sė drejti apo tėrthorazi do tė pėrfitojnė prej zhvillimit tonė turistik. Nė mundėsitė tona natyrale, pėrveē pozitės, pėrmblidhen bukuritė panoramike, klima e bukur, malet, pyjet, liqenet, shpendėt e gjahut dhe shumė e shumė tė tjera tė mira qė ndodhen fare afėr dhe mund tė shihen tė tėra me shpenzime relativisht tė pakta. Pjesa tjetėr e kapitalit tonė turistik pėrbėhet nga trashėgimet tona: gjurma madhėshtore tė qytetėrimeve tė vjetra nxjerrė nė dritė nė Butrinto, Pojan e nė vise tė tjera; kostumet piktoreske, kėngėt e vallet qė pėrbėjnė folklorin tonė tė pasur; zakonet e mikėpritjet qė ėshtė larg ēdo komentimi dhe pėrbėn mburrjen tonė; zakonet dhe shpirtin tonė qė na e shquajnė tė huajt si popull, trim e krenar dhe qė pėrbėn njė fushė qė u intereson jo vetėm dijetarėve, por dhe turistėve tė thjeshtė; kujtimet historike si dhe vetė jeta e jonė qė e bėjnė turistin tė ndiejė sensacionin e rrallė e tė kėrkuar qė prej njė bote tė pėrparuar e tė mekanizuar vjen befas tė ēlodhet shpirtėrisht e mendėrisht nė njė botė krejt tė ndryshme, tė pasur me ato cilėsi qė nė shumė vende mungojnė.


Enti i Turizmit, nėn patronazhin e Princeshės Maxhide

Po qytetėrimi ē’na ka shtuar nė kėtė kapital qė lipset shfrytėzuar? Mjetet e shpejta tė komunikatave aerore e detare, hovi dhėnė turizmit me anė tė kryqėzatve e zbritjeve tė favorshme ndėr udhtime, shembllat e gjalla tė propagandės, marrėveshjet e bashkėpunimit midis enteve dhe klubeve turistike ndėrkombėtare, i japin njė vleftė tė paēmueshme kapitalit tonė turistik. Ne lidhemi me organizmin e gjerė turistik tė pėrbotshėm nėpėrmjet Entit Kombėtar tė Turizmit dhe tė Klubit Turistik dhe Automobilistik Mbretnor, qė janė nėn patronazhin e lartė tė N.S. Mbretėreshė Princeshės Maxhide. Si me kėto lidhje ashtu dhe me mėnyra tė tjera tė shumta, Qeveria Mbretėnore ėshtė duke bėrė sakrifica tė mėdha pėr zhvillimin turistik tė Shqipėrisė, qė pėrsa u pėrket tė huajve ashtu dhe bashkatdhetarėve qė duhet ta shėtisin e ta njohin kėtė vend tė bukur. Thamė se turisti i huaj duke ardhur prej botės sė jashtme tė mekanizuar, vjen befas nė pak orė e sipėr, nė kėtė botėn tonė tė ndryshme qė tė ēlodhet shpirtėrisht e mendėrisht. Neve tani na duhet qė, duke pėrmirėsuar rrugėt e hoteleve dhe duke vėnė me kėtė fuqinė e mjetet, rregull e pastėrti, t’i japim atij mundėsinė tė ēlodhet edhe trupėrisht e tė mbetet plotėsisht i kėnaqur. U hartua nga Zyra Qendrore pėr Urbanistikėn dhe Ndėrtimet.

Plazhi i Durrėsit me Plan Rregullues qė nė 1941

Ndėr masat e shumta qė ndėrmorėn tė gjitha qeveritė shqiptare nėn pushtimin italian nė vitet 1939-1943, pėr nxitjen e turizmit dhe thithjen e turistėve tė huaj nė vendin tonė, ishte dhe plani rregullues i plazhit tė Durrėsit, i cili asokohe u pėrgatit nga Zyra Qendrore pėr Urbanistikėn dhe Ndėrtimet e Shqipėrisė. Lidhur me kėtė, nė revistėn e pėrmuajshme “Drini” qė nxirrte Enti Kombėtar i Turizmit nė atė kohė, midis tė tjerash shkruhej: “Durrėsi asht limani kryesor i Shqipnis. Gjindet 39 km. nga Tirana. Shėrbime tė rregullta vijash automobilistike e lidhin me qendrat e ndryshme kryesore tė Mbretnis. Ka njė popullsi prej 10.000 banorėsh. Qyteti shtrihet mbi njė breg qė mbaron nė fund me Malin e Durrėsit, i cili ka njė naltėsi prej 185 metrash. Bujtina, drekore, kafe, dyqane, magazina, depozita, farmaci, gjeni detare e automobilistike, xhamia, kisha, shkolla fillore, njė tė mesme, banka e institute tė tjera e zbukurojnė pamjen e bukur tė kėtij qyteti detar buzė detit Adriatik. Kėtu gjindet edhe njė fabrikė e madhe duhani shqiptar S.T.A.M.L.E.S. Sipas historianit Tucidie, korfiotėt themeluan kėtu koloninė Epidamnos-it nė 627 para lindjes sė Krishit. Qyteti pėr t’i shpėtuar mėsymjeve tė pandara tė piratėve, u beslidh me Romėn e cila e pushtoi ma vonė krejt tue i ndrue dhe emnin Dyrrachium. Nė kėtė qytet ka banue dhe Ciceroni i cili e mbiquajti “Admirabilis urba” por nuk mujti me nejt kėtu pėr njė kohė tė gjatė pse i shqetėsuem prej zhurmės sė madhe qė bėhesh nė liman. Nė drejtim tė jugut, qyteti shtrihet mbi bregun e bukur e ranor me vargje vilash e shtėpijash tė vogla tė bukura e moderne tė cilat i japin pamjen e njė qyteti vėrtet banjash. Nė 1928 e gjithė ranishtja kishte vetėm njė stabiliment primitiv por zhvillimin e vėrtetė e filloi menjėherė vetėm mbas kėtij viti. Ranishtja asht e gjatė 4 km. Tashti pėr tashti kemi 3 stabilimnete banjash pėr afro 2000 persona dhe 120 shtėpija. Nė njė projekt tė pėrgatitun me kujdesin ma tė madh prej Zyrės Qendrore pėr Urbanistikėn dhe Ndėrtimet e Shqipnis, janė parapa kėto pėrparime: Janė parapa edhe 3 stabilimente pėr afro 3000 persona; njė bujtinė e madhe e 540 pjesė tokash tė pėrgatituna pėr zbatimin e Planit Rregullues tė ranishjtes. Edhe pėr Shkambin e Kavajės janė parapa 60 pjesė tokash. Pėrveē kėtyne janė paraparė edhe 40 pjesė tokash me sipėrfaqe tė ndryshme nė ranishte dhe nr. 10 tė tjera nė Shkambin e Kavajės tė cilat do tė pėrdoren pėr rregullime tė posaēme; shkolla, ndėrtesa publike, dyqane, bujtina, dhe pensione, kinema etj. Qyteti qendror dhe ai i ranishtes janė nė zhvillim e sipėr.


Nė Kinema Nacional konferencė nga tė huajt pėr turizmin
Nė kuadrin e masave tė shumta qė ndėrmerrte Enti Kombėtar i Turizmit tė Mbretėrisė Shqiptare gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut (i cili ishte nėn patronazhin e Princeshės Maxhide), ishin edhe njė sėrė konferencash shkencore nga lektorė tė huaj, tė cilat organizoheshin jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė disa qytete tė tjera tė vendit. Njė nga kėto konferenca ishte edhe ajo e dhėnė nė kinemanė “Nacional” tė kryeqytetit nga Piero Marconi, kryetari i Misionit Arkeologjik Italian nė Shqipėri, i cili qė prej fillimit tė viteve ‘30-tė, kryente gėrmime arkeologjike nė Butrint dhe Pojan tė Fierit. Lidhur me kėto konferenca tė Marconit, nė shtypin e asaj kohe midis tė tjerash thuhet: “Folėm pardje pėr nevojėn e konferencave dhe dobinė e madhe qė sheh vendi prej tyre, duke nėnvizuar se kėto, sidomos kur janė didaktike, duhen tė mbahen edhe pėrpara nxėnėsve. Kėrkesa jonė u gjet plotėsisht e justifikuar dje. Profesor Piero Marconi, Kryetar i Misionit Arkeologjik Italjan nė Shqipėri, qė sot drejton gėrmimet e Butrintos, foli dje nė sallėn e Kinema Nacional me kompetencėn e njė shkenctari tė thyer nė degėn e tij, me kompetencė tė gjerė dhe thjeshtėsi qė u ēmuan pa masė nga publiku i zgjedhur qė pati fatin tė ndigjojė konferencėn e tij. Profesori e ilustroi konferencėn me njė tok filmash qė ka marrė me vetė nė gėrmimet, duke paraqitur njė tablo tė qartė rreth veprimeve tė misionit prej fillimit, d.m.th. qė nė kohėn e tė ndjerit, Ugolini, gjer mė sot. Fytyrat (statujat e gjetura nga gėrmimet arkeologjike. Shėnimi ynė), qė Profesor Marconi shpjegonte, paraqisnin qytetėrimet e ndryshme qė janė pėrshkuar nė vendin tonė, qė nga epoka neolitike gjer nė ndėrtimet venecjane, duke dhėnė njė pasqyrė tė qartė e besnike tė gjitha gėrmimeve tė gjetura nga nėntoka jonė dhe qė trashėgojmė sot. Profesor Piero Marconi u falėnderua personalisht nga Shkėlqesia e Tij, ministri Shatku e personalitete tė tjera, tė cilėt bėnė ēdo lavdatė pėr konferencėn e tij nė kryeqytet, e cila ėshtė mėsim i vlefshėm pėr ēdo shqiptar dhe tė shkuarėn e vendit tė vet. Urojmė qė konferenca tė tilla qė ka dhėnė z. Piero Marconi, tė ndigjohen edhe nga nxėnėsit e shkollave tė mesme dhe ėshtė mė mirė tė pasurohen dijet e tyre tė dobishme mbi kohėt e vjetra”.
_________________
" Remember when you need a F.U.C.K I will always be here for you, because FUCK stands for " Friendship U Can Keep". So promise me that we will FUCK forever... !

Se pafundmes... i duhet e pashtershmja !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Turizmi ne Shqiperi, nga Zogu tek pushtimi Italian

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bulqiza.Net :: Shqiperia :: Turizmi ne Shqiperi -